lifestyle

Nishanet lajmërojnë kur janë të rrezikshëm, Ylli Merja zbulon si t’i trajtoni me mjekime popullore

Nishanet dhe rrezet e diellit nuk shkojnë mirë bashkë. Nishanet e rrezikshme për të cilat ne duhet të shqetësohemi janë ato që qëndrojnë në heshtje e shtojnë volumin e tyre. Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja thotë se tek këto nishane nuk duhet përdorur bisturia pasi qelizat që mund të mbeten aty bëhen edhe më agresiv.

Merja tha në “Vila 24” se duhet të kontrollojmë shpesh lëkurën për të parë nëse diçka nuk shkon me ngjyrën e nishaneve apo volumin e tyre.

Të lidhura

None found

Përmes shembujve e fotove, ai bëri dallimin e nishaneve të ndryshme ndërsa tha se formacione nishanesh që rriten mbi lëkurë e furnizohen me gjak përmes lidhjes me limfën, janë të rrezikshme, por jo të patrajtueshme.

Sipas Merjas, ato lyhen me lëng hudhre duke u rrudhur e shkatërruar që në rrënjë.

“Ky trajtim bëhet me hudhër e uthull hudhre më pas me bajame të egër. Masa fillon të mblidhet nëse pikojmë qumësht fiku apo bimë të tjera qumështore që kanë azot organik.”-thotë Merja i cili tregon raste konkrete që kanë arritur të largojnë nga trupi përgjithmonë nishane në formë kërpudhe, madje në lëkurën e kokës.

“Djegia me lëndë bimore është aplikuar çdo pesë ditë deri në zhdukjen e plotë. Procesi zgjati jo më shumë se 1 muaj dhe nuk ka rrezik të formohet përsëri. Këmbën e kërpudhës e kemi atrofizuar.”-tregon ai për terapinë e aplikuar mbi një pacient.

Merja siguron se pas këshillimit me të, ne mund ta trajtojmë një nishan vetë në shtëpi duke pikuar qumësht nga bima e tambëlgjakut. Një variant tjetër trajtimi bëhet duke shtypur një thelbi hudhër dhe një bajame të bluar mirë.

Ajo në fillim do djegë e do dhembë, si provë që ka nisur të veprojë. Për të mbrojtur qelizat përqark vendosim një pecetë letre. Lihet për 10-15 minuta dhe më pas lëkura lyhet me krem sherebele për ta tkurrur edhe më tej. Merja tërheq vëmendjen për t’u ruajtur nga dielli kur kemi probleme me lëkurën dhe të bëjmë kujdes të mos përdoret bisturia pasi acaron më tej qelizat e fshehura në lëkurë.

të fundit

Ligji për Specialen rikthehet në Kuvend, ekspertët kërkojnë kujdes për pasojat ndërkombëtare

Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar pritet të rikthehet në vëmendjen e Kuvendit të Kosovës,…

14 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro, do të këmbehet me 90.5 lekë në blerje dhe 91.2 lekë në…

23 minutes ago

Çmimet në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Nëse ke 100 euro për të blerë produkte ushqimore në Tiranë, me të njëjtën shumë mund të blesh rreth 46%…

30 minutes ago

Notat e Kombëtares/ Asllani më i miri në fushë, Hysaj dhe Muçi plotësojnë “podiumin”

Kombëtarja shqiptare mori një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën…

40 minutes ago

Unsettled weather conditions / Weather forecast for November 13, 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.…

43 minutes ago

Assembly to resume session today, with vote on law governing Specialist Chambers expected

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 11:00, ku në rend dite është edhe votimi…

43 minutes ago