lifestyle

Nga ujitja, tek temperatura e ambientit, ja si të kujdeseni si duhet për lulen e kuqe të Krishtlindjeve

Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festave, ka më shumë se një tipar identifikues. Duke filluar që nga bredhi i stolisur, dritat vezulluese, gatimet karakteristike apo dhuratat e fundvitit.

E ndër to një vend e zë edhe lulja e kuqe e krishtlindjeve për të cilën do të flasim në këtë artikull. Quhet Poinsettia dhe hyn në familjen e Euphorbiaceae ose ndryshe siç njihet së fundmi lulja e Krishtlindjeve.

Emërtimin e ri e ka marrë pikërisht nga ngjyra e kuqe e mrekullueshme e cila përkon me atmosferën e fundvitit. Ato çelin në periudhën Dhjetor – Janar dhe kanë më shumë se 100 varietete dhe ngjyra mes tyre

Këtë lule karakteristike mund ta gjeni në ngjyrën e kuqe lejla, të bardhë, rozë, vishnje apo në nuanca të grisë. Megjithatë e kuqja është më e njohura dhe e shitura dhe e kultivuara në të gjithë botën që prej fillimit të viteve 1800

Nëse edhe ju e keni në shtëpi këtë bimë të veçantë dhe doni të kujdeseni sa më mirë për të, po ju tregojmë disa mënyra të lehta.

Si të kujdeseni

Ujitja

Tanimë ato janë kthyer në një traditë ku shkëmbehen dhe në formën e dhuratave që t’i kesh sa më gjatë në shtëpi është një kënaqësi më vete. Për këtë ju duhet të ndiqni vetëm disa këshilla të thjeshta.

Lulet e Krishtlindjeve nuk duan shumë ujë. Ndaj ujiteni kur të shihni që plehu është tharë. Ndryshe rrënjët e saj do të kalben e lulja do të fishket.

Temperatura e duhur

Edhe pse çelin në dimër, këto lule kanë nevojë për ngrohtësi. Mbajini në vende të ngrohta e me diell.

Si ta ruani pas festave

Që të siguroheni që lulja të çeli përsëri vitin tjetër duhet ta krasisni në Prill e t’ia lini degët rreth 10cm. Ruajeni në një ambient të ngrohtë dhe ndërrojani vazon në Maj. Mos harroni në verë duhet të mbani në një vend të freskët.

të fundit

Familja Kola u shua në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri dhe shpenzimet e funeralit

Fushata e solidaritetit është iniciuar nga Durim Kola, vëllai i 48-vjeçarit Arti Kola, një nga viktimat e tragjedisë. Fondet e…

15 minutes ago

Juljan Shehu: E njohim mirë Poloninë, kemi stil italian

Mesfushori i Kombëtares Julian Shehu, po bën një sezon shumë të mirë në aspektin personal në kampionatin polak, aty ku…

35 minutes ago

BIRN: Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

Me ambicien e transformimit të Shqipërisë në një vend eksportues të energjisë elektrike, qeveria “Rama” ka dhënë me dhjetra licensa…

1 hour ago

Këmbimi valutor 9 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 9 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…

2 hours ago

Hapen aplikimet për përfitim të kompensimit për arsimin, procedura dhe dokumentacioni që dorëzohet

Administrata tatimore, ka hapur aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë…

2 hours ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 9 shkurt 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

2 hours ago