Artriti reumatoid është një sëmundje e rëndë inflamatore, e karakterizuar nga dobësimi i nyjeve dhe indeve lidhore të kockave që prek gati 1% të popullsisë në botë.
Mund të shfaqet në çdo moshë, edhe pse të dhënat e ndryshme kanë treguar se targetgrupi më i rrezikuar i përket moshës 20-50 vjeç. Një fakt interesant është që femrat rrezikojnë tre herë më shumë sesa meshkujt të shfaqin artrit reumatoid.
Kjo sëmundje e rëndë autoimune shkakton deformim të dukshëm të kockave siç duket në foto, ndjenjën e vazhdueshme të ngurtësisë dhe kufizon aftësinë për të lëvizur.
Më poshtë, ju njohim me ushqimet që nuk duhet të hani nëse vuani nga artriti:
1.Nënproduktet e qumështit: Pjesa më e madhe e nënprodukteve të qumështit përmbajnë kazeinë, një lloj proteine e cila shkakton infl amacion. Studimet e ndryshme kanë treguar se kazeina irri ton indet që rrethojnë nyjet duke shkaktuar dhi mbje dhe inflamacion të tyre.
2.Vaj misri: Vaji i misrit përmban nivele të larta të acideve yndyrore Omega-6. Këto të fundit çekuilibrojnë balancën e acideve yndyrore Omega-3 duke shkaktuar inflamacion të nyjeve. Hiqni dorë edhe nga vajrat si vaji i farave të rrushit dhe vaji i sojës.
3.Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara: Një studim i vitit 2009, arriti në përfundimin se ushqimet e skuqura dhe të përpunuara përmbajnë një toksinë të quajtur glycation, e cila ndikon drejtpërdrejt në oksidimin e indeve lidhëse të nyjeve dhe qelizave të tjera trupore.
4.Kripa: Nëse e teproni me sasinë e përditshme të kripës, trupi mbledh sa më shumë ujë dhe si pasojë rritet presioni në enët e gja. kut. Sa më shumë rritet presioni i gja. kut, aq më shumë shtohen dhi mbje e artritit.
5.Domatet, patëllxhanët dhe specat: Këto tre perime janë shumë të ushqyeshme dhe nuk duhet të mungojnë në shportën tuaj të konsumit, por jo nëse vuani nga artriti.
Ato përmbajnë alkaloide me veti pro-infalamatore që siç e tregon edhe vetë emri i tyre rrisin inflamacionin e nyjeve.
Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nëse Berisha e kandidon për…
Dashi Dashuria: Sot ju do të përjetoni një situatë të çekuilibruar, vëmendje ndaj ndryshimeve të humorit. Do të keni çdo…
Ousmane Dembele ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2025. Sulmuesi francez mposhti në garë direkte talentin e Barcelonës, Lamine…
Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzoi Rusinë se po paguan “qindra persona” për ta destabilizuar këtë shtet para…
PSG u kurorëzua klubi më i mirë i vitit këtë të hënë gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” 2025, dhe…
Modelja Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu vijojnë përplasjet virtuale ku kanë publikuar mesazhe të vjetra dhe kanë hedhur akuza ndaj…