lifestyle

Nëse po pyesni veten se përse ju lotojnë sytë, ja përgjigjet që ju duhen!

Lotët ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e syve. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme.

Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Një ndër funksionet e tjera të rëndësishme të lotëve është eliminimi i toksinave dhe substancave të ndryshme që rrezikojnë sytë. Sytë mund të lotojnë për arsye të ndryshme siç janë:

Të lidhura

None found

E qeshura.
Hapja e gojës.
Ekspozimi afatgjatë ndaj dritës apo ekranit.
Asnjë prej këtyre arsyeve nuk është shqetësuese.

Megjithatë, nëse ju vëreni që sytë ju lotojnë vazhdimisht por nga ana tjetër, keni problem me shikimin, dhimbje apo ndieni sikur keni diçka në sy, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Arsyet përse ju lotojnë sytë

Arsyet mund të jenë të ndryshme, por më kryesoret i gjeni të shpjeguara më poshtë duke lexuar në këtë artikull.

Tharja e syrit
Nuk e lexuar gabim. Ndonëse gjëndrat e lotëve janë në gjendje të mirë funksionale, sindroma e syrit të thatë mund të shkaktojë lotim të shpeshtë. Tharja e syve mund të ndodhë për shkak të problemeve të ndryshme siç është artriti, sëmundjet auto-imunitare dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit.

Bllokimi i kanalit të lotëve
Shkarkimi i lotëve mund të bllokohet si pasojë e një problemi me kanalin nëpërmjet të cilit lotët rrjedhin. Një bllokim i tillë ndodh rëndom tek të sapolindurit ose foshnjet. Ka raste kur shkarkimi i lotëve bllokohet si pasojë e një infeksioni, ndaj mjeku mund të ofrojë antibiotikë, transmeton lajmi.net.

Alergjitë
Alergjitë dhe e ftohura mund të nxisin shkarkimin e tepruar të lotëve. Në këtë rast bëhet fjalë për një bezdi më shumë se një problem shëndetësor. Ekspertët këshillojnë shmangien sa më shumë të ekspozimit ndaj substancave që ju shkaktojnë alergji.

Konjunktiviti
Bëhet fjalë për infeksion që shkakton enjtje të syrit dhe skuqje të membranës që mbulon sipërfaqen e tij, përfshirë qepallat. Simptomat e tij mund të lehtësohen falë kompresave të ftohta. Sëmundja është ngjitëse ndaj rekomandohet të mos prekni sytë, të lani duart, peshqirët dhe këllëfët e jastëkut sa më shpesh.

Gërvishtja e korneas së syrit

Ky problem shoqërohet me ndjesinë e të paturit diçka në sy. Gërvishtja e pjesës transparente së përparme të syrit mund të ndodhë si pasojë e pluhurit ose rërës. Pastrojini sytë me ujë të bollshëm ose solucion të veçantë që e blini në farmaci. Pulitini sytë disa herë që të prodhohen më shumë lotë, por mos i fërkoni sytë.

të fundit

Shkumbin Pireva tregon arsyet pse Kosova mbeti pa vazon e dytë: Mungesa e lojtarëve dhe angazhimi i ulët

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…

8 minutes ago

Romano shpjegon kushtet që duhen plotësuar për transferimin e përhershëm të Araujos te Liverpooli

Ronald Araujo nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Barcelona, pavarësisht se është përshtatur mirë te Liverpooli, ku po…

8 minutes ago

Sukses historik i Hearts në Skoci, Sabah Kerjota shkëlqen me dopietë dhe një asist

Sabah KerjotaHearts nuk është kuryer aspak duke shkatërruar Dundee me rezultatin e thellë 8-0 në transfertë [...]Read More...

14 minutes ago

Modelja rrëfen sulmet online kur i kërkuan çdo ditë për muaj me radhë të vr*ste veten

Hailey Bieber, modelja amerikane ka rrëfyer periudhën e më të errët që kaloi gjatë përplasjes së përfolur me këngëtaren Selena…

16 minutes ago

Bekim Balaj: Ende nuk flasim për synime, kemi përgjegjësi të nxjerrim në pah të rinjtë — edhe unë dikur isha si ata

Bekim Balaj shënoi golin që i dha fitoren Vllaznisë përballë Partizanit [...]Read More...

20 minutes ago

Kurti pret përfaqësues të GERMIN-it, në fokus bashkëpunimi me mërgatën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për…

23 minutes ago