lifestyle

Nëse nuk i lani dhëmbët para gjumit, mësoni diçka të keqe që po ju ndodh

Ka akoma njerëz që pretendojnë se duhet t’i lajnë dhëmbët një herë në ditë dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur që kjo herë të jetë në mëngjes, shkruan “Health Line”.

Nëse pyet veten a është zakon i mirë apo i keq i larjes së dhëmbëve vetëm një herë në ditë dhe nëse herë pas here fle gjumë pa i larë dhëmbët, ja cila është e vërteta sipas specialistëve.

Të lidhura

None found

Të lësh mënjanë larjen e dhëmbëve në darkë është një JO e madhe. Një dentist madje thotë se të shkosh në shtrat pa i larë dhëmbët është si të shkosh në shtrat me m… në gojë.

Kjo është një analogji ekstreme, por tregon se në darkë ke në gojë një shumicë të konsiderueshme bakteresh që janë grumbulluar aty nga ushqimi i ditës. Këto baktere krijojnë edhe shtresa njëra pas tjetrës duke sjellë më pas probleme me dhëmbët dhe mishrat.

Mbeturinat që krijohen nga ushqimet përmbajnë shumë acid, i cili, siç dihet prish smaltin e dhëmbëve dhe çon deri në prishjen e rrënjëve dhe dëmtime të tjera.

“Shoqata Dentare Amerikane” rekomandon pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë dhe njëra prej këtyre herëve është para se të flesh.

Larja e dhëmbëve eliminon bakteret dhe pengon shumë rreziqe që vijnë nga grumbullimi i tyre.

Dentistët rekomandojnë larjen e dhëmbëve kur zgjohesh dhe para se të flesh.

Nëse e ke zakon të keq të flesh pa i larë dhëmbët ose je dembele, provo të mbash një fill dentar afër shtratit, ose një furçë dhëmbësh (të thatë, pa pastë). Është më mirë se asgjë.

të fundit

Pacolli and Estonian delegate review cooperation on the environment and energy

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me udhëheqësen e Delegacionit të Estonisë, Laura…

29 seconds ago

Vehicle explosion in Elbasan: two more suspects arrested over planting and transporting explosives

Policia ka zhvilluar dy arrestime të tjera në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, i cili synon zbardhjen e plotë…

45 seconds ago

Students damage advertisements during protest against Rama in the 21 December area

Gjatë marshimit kundër qeverisë në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, disa prej protestuesve kanë thyer reklamat e vendosura përgjatë…

1 minute ago

Young people protest again outside the Ministry of Education despite rain, demand Rama’s resignation

Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve të shiut, të rinjtë vijojnë rezistencën e tyre përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit janë…

1 minute ago

Iseni: The shares that paved Macura’s way into Alta Bank were bought by Ahmeti’s in-law’s company

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it, Astri Iseni ka akuzuar ish-strukturat e BDI-së dhe rrethin familjar të…

2 minutes ago

Kroacia mposht Kosovën U-17 me katër gola

Kosova U17 të shtunën pasdite u mposht 4:0 nga Kroacia në ndeshjen që u zhvillua në Karlovac të Kroacisë. Kroatët…

2 minutes ago