Categories: lifestyle

Nëse ndaheni dhe ktheheni sërish me të, fajin e ka horoskopi

Shpesh ndarjet nënkuptojnë se ka ardhur koha të largoheni, të falni, të harroni dhe të vazhdoni përpara. Por, ja që nuk ndodh gjithmonë kështu, të paktën për disa nga shenjat e horoskopit në veçanti. Nëse e gjen gjithnjë veten në një marrëdhënie on-off, mos ja vërë fajin vetes. Eshtë në dorë të yjeve, kështu që merre me qetësi!

Dashi

Dikujt që i ndërron mendja brenda ditës, i përket padyshim shenjës së Dashit. Praktikisht, energjia e tyre ka nevojë për lëvizje, për ndryshim dhe për momentin ndarja tingëllon si ide e lezetshme. Njësoj si rikthimi tek ish-i, veprim të cilin do ta bënin pa hezituar.

Nëse pjesa tjetër mendohet dy herë para se t’i dërgojë një mesazh ish-it, Dashët e kanë bërë pa e procesuar fare në mendje çfarë po bëjnë.

Njerëzit e kësaj shenje mund të vazhdojnë ta pëlqejnë ish-in pavarësisht se s’kanë më asgjë me ta. Pavarësisht kësaj, ata i vlerësojnë marrëdhëniet e shëndetshme dhe punojnë për to.

Binjakët

Binjakët përshtaten lehtë, janë mendjehapur dhe fleksibël. Ata i shohin konfliktet si diçka momentale, prandaj dhe ndarja në shumë raste është thjesht momentale për to. Me fjalë të tjera, kur një Binjak ndahet, ai/ajo s’do të fshijë numrin e ish-it apo fotot nga telefoni. Janë gjithmonë gati për ta kthyer kokën në të shkuarën, aq më tepër nëse mendojnë se personi ka ndryshuar për mirë.

Një tjetër tipar që i bën Binjakët fansa të marrëdhënieve on-off, është aftësia komunikuese. Janë empatikë, kështu që e kuptojnë më mirë çfarë ndjen personi përballë. Marrin kohën e tyre për të kuptuar çfarë nuk shkoi dhe janë gati për diskutim. Nëse e gjykojnë të arsyeshme, kthehen tek ish-i pa asnjë lloj pendese.

Peshorja

Peshoret janë njerëz me energji, që duan ta përfshijnë veten në konflikt, prandaj nuk i thonë jo shanseve të dyta.

Një tjetër arsye pse ata bëhen pjesë e raporteve on-off është se nuk duan të qëndrojnë vetëm! Kjo i bën të vrapojnë drejt ish-it, për të ndjerë sërish sigurinë e mëparshme.

Problemi është, që kjo shenjë mund të pranojë të qëndrojë edhe me dikë që s’bën për të, vetëm me kushtin që të mos jetë vetëm. Kjo përkthehet më vonë në lidhje toksike.

të fundit

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

10 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

34 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

36 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

54 minutes ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

1 hour ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

1 hour ago