Nëse jeni të punësuar në një nga këto profesione keni ose probabilitetin më të lartë për t’u divorcuar. Kjo ama vetëm sipas të dhënave të grumbulluara nga Statisticieni amerikan Nathan Yau, nga Anketa e Byrosë Amerikane të Regjistrimit të vitit 2021, e cila përcakton se cilat profesione paraqesin shkallën më të lartë dhe më të ulët të divorcit mes çifteve amerikane.
Karriera mund të mos jetë faktori nr. 1 që përcakton nëse një person do të divorcohet, por stabiliteti financiar, kompatibiliteti dhe kënaqësia e përgjithshme me jetën janë ndër kontribuuesit më të rëndësishëm.
None found
Atmosfera në vendin e punës mund të ndikojë gjithashtu, sipas hulumtimeve të Yau.
Sipas studimit, menaxherët e lojërave të fatit dhe kazinove kanë përqindjet më të larta të divorcit në Amerikë, me 52.9%. Dhe banakierët nuk janë shumë prapa, me një normë divorci prej 52.7%.
Ndërkohë, përgjithësisht, edhe pse jo gjithmonë, pozicionet me pagat më të kënaqshme priren ta bëjnë jetën në çift më të kënaqshme dhe vetë martesat më të qëndrueshme.
Profesione në fushën mjekësore dhe atë financiare renditeshin ndër karrierat me përqindjet më të ulëta për divorcet.
5 ndër profesionet me përqindjen më të lartë të divorcit:
-Menaxherët e lojërave të fatit
-Banakier
-Stjuardesë
-Telemarketues (Call-Center)
-Punonjësit e shërbimeve të lojërave të fatit.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…