Categories: lifestyle

Nëse i bëni shumë foto fëmijës tuaj, duhet të keni parasysh këto gjëra

Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kamerës së celularit, prindërit janë në gjendje të fotografojnë çdo moment të fëmijëve teksa rriten dhe t’i ndajnë ato me botën, në vend që t’i mbajnë vetëm për vete. Sipas një studimi, 81% e fëmijëve nën 2 vjeç janë të pranishëm online. Pavarësisht se fotografimi i tyre nuk është një problem, fotot e shumta mund t’i dëmtojnë. Jeni kuriozë të dini arsyet?

1. Fëmijët mund të mendojnë se janë qendra e universit

Nëse prindërit i bëjnë shumë foto fëmijës pa përfshirë familjen apo shoqërinë e tyre, fëmija mund të krijojë mendimin se vlen vetëm ai/ ajo. Në shumë raste ata marrin celularin dhe fotografojnë veten.

2. Mund të jenë kritikë ndaj vetes më shumë sesa duhet

Fëmijët mund të kërkojnë veshje më të bukura, mund të fiksohen pas kamerës, por edhe mund të pyesin pse nuk duken bukur. Situata përkeqësohet nëse kanë shokë apo shoqe që marrin më shumë “like” sesa ata. Krahasimi i vetes me të tjerët nuk është i shëndetshëm dhe një studim zbuloi se vajzat që shpenzojnë më shumë kohë në Facebook janë më të pakënaqura me peshën e tyre.

3. Fëmijët mund të kenë probleme në krijimin e kujtimeve të fëmijërisë

Prindërit që u bëjnë shumë foto fëmijëve mund të harrojnë se si të flasin për eksperiencat e tyre. Këta prindër i kushtojnë më pak vëmendje asaj që po u ndodh para syve.

4. Fëmijët mund të poshtërohen gjerësisht

Kur fëmijët rriten, disa prej tyre do të donin të mos kishin foto të fëmijërisë në internet. Kur të kenë krijuar një emër, reputacioni i tyre mund të jetë në rrezik nëse prindërit u kanë postuar foto të sikletshme. Ata mund të kenë turp t’u tregojnë fytyrat shokëve në shkollë nëse fotot bëhen virale.

5. Shumë momente nuk janë më private

Fotot postohen nga prindërit pa lejen e fëmijëve, pasi janë të vegjël. Shpërndarja e fotove shihet si detyrim ndaj të tjerëve dhe një pjesë e rëndësishme e identitetit të prindërve.

6. Ata mund të përballen me diskriminim në një moshë të vogël

Fëmijët mund të diskriminohen nga kushdo dhe nga kudo, bazuar në pamjen e jashtme.

7. Ata janë më të rrezikuar ndaj vjedhjes së identitetit

Gjatë postimit të fotove apo videove, prindërit mund të japin informacione të rëndësishme rreth fëmijëve. Këtu përfshihen data e lindjes, gjinia dhe ndonjëherë edhe emri. Vjedhja e identitetit mund të shkaktojë probleme më vonë qoftë edhe për t’u punësuar.

8. Fëmijët mund t’i japin shumë rëndësi asaj se çfarë të tjerët mendojnë rreth tyre

Sipas një studimi në vitin 2018, fëmijët fillojnë të shqetësohen për atë që të tjerët mendojnë rreth tyre që kur janë 24 muajsh. Nëse prindërit i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme të fëmijëve dhe u thonë se çfarë të veshin, atëherë ata do të ndërtojnë këtë formë të të menduarit.

të fundit

Rita Ora flet për periudhën e vështirë kur nëna e saj Vera u diagnostikua me sëmundjen e rëndë

Rita Ora ka folur hapur për vitet e saj të “vështira” si adoleshente, kur jeta e saj “u shemb” pasi…

6 minutes ago

Mediat izraelite: Trump dhe Netanyahu janë pajtuar që lufta në Gaza të përfundojë brenda dy javësh

Pas sulmit amerikan ndaj Iranit para pak ditësh, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump ranë dakord për…

14 minutes ago

Aksident në autostradën Fier – Vlorë, automjeti del nga rruga/ Tre persona përfundojnë në spital

Një tjetër aksident është regjistruar këtë mesditë, i cili ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00…

17 minutes ago

Kryeministri Rama rikthehet në Kuvend pas disa muajsh mungesë, opozita “braktis” sallën

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u rikthye këtë të enjte në Kuvend, pas disa muajsh mungesë në seancat plenare. Hera…

44 minutes ago

Melinda Ademi publikon imazhe në momentet më të ëmbla me të dashurin e saj

Melinda Ademi, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, duket se po kalon një nga periudhat më të…

52 minutes ago

Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre

Zjarrfikësit grekë janë përballur me një vatër zjarri që ka prekur shtëpitë afër qytezës detare të Palaia Fokaias, 40 kilometra…

1 hour ago