Categories: lifestyleshowbiz

‘Në izolim festuam edhe Shën Valentinin.’ Për çfarë pendohet Hermes Nikaj?

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe eshte si Zogu i Tiranës, zbuloi për ‘Abc e Pasdites’ prapaskenat e ndalimin të tij me arrest shtëpie për rreth 2 vjet. Teksa bisedonte me moderatorin Ermal Peçi, ai nuk nguroi të sqaronte çdo detaj në lidhje me akuzat e tij. Ne bisedë e sipër, Hermes ndaloi edhe të lajmet e qarkulluara nga portalet online, në të cilat u publikuan edhe material fotografike që mund të dënonin Hermesin. I pyetur nga Ermali në lidhje me këto fotografi, dhe reagimin e tij pas bujës mediatike, Nikaj tha se në një moment të dytë do të proçedoj penalisht gazetarët e mediave që kanë përhapur lajmin për të.

“Ato që i kanë nxjerrë ato foto në internet, në një moment të dytë do merrem. Është shtrembuar çdo gjë. Thonë lajmet ‘Hermes ka qenë i dënuar edhe më parë’. Si mund të hapësh një muhabet kot? Unë pa kurrë problem më parë me drejtësinë… edhe në momentin që po flasim unë figuroj i pafajshëm, i padënuar çertifikatën e penalitetit.” – tha Nikaj.

Hermes i mëshoi faktit se akuzat kundrejt tij ishin të rreme, dhe për pasojë ai sot gjendet i lirë. Ndërsa shpjegonte ndjesitë e tij në arrest shtëpie, personazhi i njohur publik tha se nuk e ka ndjerë nevojën për të pastruar imazhin dhe emrin e tij, pasi nuk ka bërë asgjë të keqe. Përkundrazi, Hermes e shpjegonte si një moment i gabuar, në vendin e gabuar me njerëzit e gabuar.

“Nëse unë do isha marrë vertetë me diçka të jashtëligjshme… Njerëzit e dijnë shumë kush jam unë. Kur gjithçka është kryer me dëshirën e kujto, pa detyrim apo përfitim, pse nuk u ngrit një vajzë, një grua te denonconte të thoshte ‘Hermes Nikaj mua më ka shfrytëzuar?’… Sepse nuk ka qenë e vërtetë. Njohje prezantime kam bërë normal, nuk ka ndonjë gjë të keqe. Nuk më intereson mua çfarë ndodh më tej.”

Por Hermes tregoi me detaje edhe ditët në paraburgim, në të cilat shpreh se ja ka kaluar shumë mirë, madje sipas tij marrëdhënia me të burgosurit e tjerë ishte e ngushtë.

“Aty rastisi Shën Valentini, mua më sollën luleshtrydhe, banana, kikirika. Të burgosurit, ata të gjithë mi sollën. Hanim e pinim ne. Ka qenë një dush aty dhe u mblidhnim ne, te dushat që qethnim njëri tjetrin. Aty hanim e pinim, pinim dhe kafe. Po ikën ato kohë.” – shprehu Hermesi me humor.

të fundit

Sot seancë plenare, ja projektligjet që pritet të diskutohen në Kuvend

Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje,…

7 minutes ago

Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë

Ekonomia e vendit është duke ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla, drejt qendrave të…

28 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 26 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro, blihet me 97.6…

44 minutes ago

I nxehti afrikan mbërthen vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Këtë të enjte, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e valëve Afrikane, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe…

52 minutes ago

Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…

8 hours ago

Horoskopi 26 qershor, ndryshime të mëdha në rutinën tuaj, çfarë parashikojnë yjet

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person…

9 hours ago