Siç e dimë të gjithë, mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Parandalon shtimin në peshë; fuqizon trurin, e bën lëkurën të duket e shëndetshme dhe rrit energjinë.
Të anashkalosh mëngjesin është një zakon i keq, sepse siç e dimë trupi ynë djeg më shumë kalori në mëngjes. Pra, mos konsumimi i mëngjesit mund të dëmtojë sistemin e trupit ose të metabolizojë yndyrën.
Fillimi i ditës me një vakt të shëndetshëm në orën e duhur të mëngjesit mund të ndihmojë në parandalimin e konsumimit të gjërave të panevojshme gjatë ditës.
Por pyetja që i bëjmë vetes shpesh është: Në cilën orë duhet ta ha mëngjesin?
Nuk ka orë specifike për konsumimin e mëngjesit. Megjithatë, sipas sugjerimeve të disa mjekëve, ngrënia e mëngjesit një orë pasi jeni zgjuar është diçka e mirë dhe e shëndetshme.
Çfarë duhet të hani për mëngjes?
Mëngjesi duhet të përfshijë proteina dhe fibra për t’ju dhënë energji dhe për t’ju mbajtur të ngopur deri në drekë. Kosi me granola ose granola me fruta dhe qumësht me pak yndyrë janë zgjidhje të shpejta dhe të thjeshta. Buka e thekur me drithëra integrale e me gjalpë kikiriku, si dhe një tostë me banane ose avokado, shoqëruar me fruta, janë gjithashtu të mira. Edhe vezët janë një opsion i shëndetshëm për ditët kur keni kohë për të gatuar dhe ju ngop.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…