lifestyle

NASA do të kthehet sërish në hënë pas 50 vitesh, për herë të parë një grua anëtare e ekuipazhit

Katër astronautë, mes tyre një grua, do të drejtojnë një mision drejt hënës, njoftoi të hënën agjencia amerikane e hapësirës, NASA. Ekuipazhi i përbërë nga tre amerikanë dhe një kanadez u prezantua gjatë një ceremonie në Hjuston, ku ndodhet edhe qendra e kontrollit të misionit. “Ky është ekuipazhi i njerëzimit”, tha shefi i agjencisë NASA, Bill Nelson.

Katër astronautët do të jenë të parët që do të fluturojnë në kapsulën Orion të NASA-s, duke u lëshuar në majë të një rakete nga Qendra Hapësinore Kennedy, jo më herët se fundi i vitit 2024.

Ata do të fluturojnë përreth hënës në një hark kohor prej dhjetë ditësh dhe do të kthehen në Tokë, një prelud i uljes në hënë nga dy astronautë të tjerë një vit më vonë.

Komandant misioni është Reid Ëiseman. Me të do të fluturojnë aviatori afrikano-amerikan Victor Glover; Christina Koch, e cila mban rekordin botëror për fluturimin më të gjatë në hapësirë nga një grua; dhe Jeremy Hansen nga Kanadaja. Të gjithë janë veteranë të hapësirës, përveç zotit Hansen.

“Kjo është një ditë e rëndësishme. Kemi shumë për të festuar dhe është shumë më tepër se katër emrat e shpallur”, tha zoti Glover.

Ky është ekuipazhi i parë i fluturimeve drejt hënës që përfshin një grua dhe një individ që nuk është nga Amerika, si dhe ekuipazhi i parë i misionit të ri nga NASA që quhet Artemis.

Në fund të vitit të kaluar, një kapsulë Orion pa njerëz fluturoi drejt hënës dhe u kthye në tokë, duke përfunduar me sukses një provë të shumëpritur.

Gjatë misioneve Apollo nga viti 1968 deri në vitin 1972, NASA dërgoi në hënë 24 astronautë. Dymbëdhjetë prej tyre zbritën në sipërfaqen hënore. Që të gjithë ishin pilotë testimi të trajnuar nga ushtria amerikane, përveç zotit Harrison Schmitt të misionit Apollo 17, një gjeolog që e mbylli atë epokë të zbarkimit në hënë së bashku me të ndjerin Gene Cernan.

Nëse misioni i parë shkon mirë, NASA synon që brenda vitit 2025 të ulë në hënë dy astronautë. NASA e bëri përzgjedhjen e ekuipazhit mes 41 astronautëve, ndërsa Kanadaja kishte katër kandidatë./VOA

të fundit

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe kryesisht Kukës, Durrës, Tiranë dhe…

9 minutes ago

Nesër në Vatikan ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV! Presidenti Begaj dhe krerë fetarë shqiptarë udhëtojnë drejt Vatikanit

Një delegacion i lartë nga Shqipëria do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni…

34 minutes ago

Eurovizioni/ Gjithçka duhet të dini për para finales së madhe, ja kur performon Shqipëria

Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit. Artistë muzikorë…

1 hour ago

“Në dy vitet që vijnë Shqipëria pjesë e BE”, eksperti i integrimit europian për deklaratën e Macron: Kurrë s’kam lexuar diçka kaq pozitive për Shqipërinë

Eksperti i integrimit europian, Shenoll Muharremi, ka analizuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron për Shqipërinë. Në një postim në…

1 hour ago

Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit…

2 hours ago

Nuk ndalen sulmet në Gaza! Raportohen 146 viktima në gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ajrore izraelite vranë të paktën 146 palestinezë dhe plagosën shumë të tjerë në sulmet e fundit mbi Gazën gjatë…

2 hours ago