Nëse provoni të bëni një herë briosh, në shtëpi, në fundjava, do ta përsërisni gjithmonë! Jo vetëm prej shijes por edhe prej aromës që merr e gjithë shtëpia! Fëmijët do t’i pëlqejnë shumë!
Përbërësit për afro 16 copë:
● 280g miell ● 25g maja birrë e freskët në kubikë ● 1 vezë + qumësht të jenë të dyja 150ml (në një enë të milimetruar që mat lëngjet, hedhim në fillim vezën dhe më pas shtojmë qumësht derisa të kemi 150 ml) ● 1/2 lugë kafeje kripë ● 60g gjalpë shumë i butë ● 50g sheqer ● Nutella ose reçel etj.
Na duhet gjithashtu për t’i lyer sipër:
1 verdhë veze e përzier me 2 lugë qumësht
Përgatitja:
1. Përziejmë të gjithë përbërësit e mësipërm përveç gjalpit në robot ose në një tas të madh me lugë në fillim dhe më pas me dorë. Shtojmë më pas gjalpin pjesëpjesë dhe vazhdojmë t’i përziejmë akoma derisa gjalpi të jetë përzier me brumin, thotë Linda Fishta.
2. E vëmë në një tas të spërkatur me miell, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë derisa të dyfishojë vëllimin e tij (afërsisht 1 orë).
3. Pas kësaj e ndajmë brumin në dy topa dhe hapim secilin me petës dhe pak miell. I japim formë të rrumbullakët, e ndajmë më pasnë 8 trekëndësha me thikë, vëmë te secili trekëndësh pak Nutella dhe i mbështjellim si role. Vëmë roletë e brumit në tavë me letër furre, i mbulojmë me pecetë dhe i lëmë të fryhen edhe për një orë tjetër.
4.Pas kësaj kohe i lyejmë sipër me penel me të verdhën e vezës të rrahur me qumësht dhe i pjekim në furrën e ngrohur më parë me 180 gradë C për 20 minuta ose derisa të shohim që të kenë marrë ngjyrë.
Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku…
Rangers i Nedim Bajramit ka siguruar kualifikimin në turin e fundit paraeliminator në rrugëtimin drejt fazës finale të Champions League…
Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…
Shumë vatra zjarri në vend kanë sjellë situatë alarmante në zona të ndryshme të Shqipërisë ndër të cilat edhe flakët…
Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që…
Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër…