lifestyle

Moshat më të rrezikuara, mjekja Albana Daka: 3 shenjat kryesore të sklerozës multiple

Skleroza Multiple (MS) është një sëmundje që zgjat shumë, e cila mund të prekë trurin, palcën kurrizore dhe nervat optikë të syve. Mund të shkaktojë probleme me shikimin, ekuilibrin, kontrollin e muskujve si dhe disa funksione të tjera jetësore të trupit.

Mjekja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e Shëndetit”, theksoi se kjo sëmundje prek kryesisht moshat nga 20-40 vjeç duke shtuar se femrat janë më të predispozuara. Ajo shpjegoi se sëmundja nuk ndikon në jetëgjatësinë e personit të prekur por cilësinë e jetës.

Të lidhura

None found

“Nuk prek jetëgjatësinë e personit. Sot janë deri në 3 milionë njerëz me sklerozë multiple. Ulja progresive e forcës muskulare, pamundësia e lëvizjes bën që të prekë jo vetëm anën motorike të personave por dhe atë psikologjike pasi rëndohet cilësia e jetës. Regjimi ushqimor duhet të jetë i shëndetshëm.”, tha Daka.

Ndër shenjat kryesore që tregojnë këtë sëmundje janë problemet me shikimin, ulja e ndjeshmërisë ndaj temperaturave dhe ulja muskulare. Nutricionistja shpjegoi se duhet ndjekur një regjim i shëndetshëm ushqimor, kombinuar me aktivitet fizik dhe në raste të caktuara me fiziorerapi.

Ajo shtoi gjithashtu se regjimi ushqimor varion nga personi në person në varësi të problematikave që ka organizmi. “Është një sëmundje që klasifikohet si multi faktoriale. Kjo është arsyeja bazë që në këta persona, jemi strikt me regjimin ushqimor sepse mirëmenaxhimi apo keqmenaxhimi ndikon në sistemin imunitar.

Sistemi imunitar është vendosur në zorrë dhe për këtë arsye, ne mirëmenaxhojmë funksionin e sistemit tretës. Në fazat e avancuara, kemi prekje të muskulaturës së traktit tretës duke dhënë vështirësi në gëlltitje. Prandaj dhe regjimi duhet të jetë i butë dhe i lehtë për t’u përtypur.

Duhet të jetë një regjim i pasur me fibra. Ka studime që tregojnë se regjimi ketogjenik ka sasi të lartë yndyrnash që ne i kufizojmë në këta persona. Nuk i bëjnë mirë zorrës dhe nëse ka sasi të vogël fibrash, vështirësohet dalja jashtë. Këtë dietë mund ta përdorim në regjime të shkurtra, shoqëruar me fasting dhe me fibra dhe probiotikë.”, tha Dr. Albana.

Cilat ushqime duhen shmangur?

“Nuk duhet të konsumojnë alkool, ushqimet e procesuara, ushqimet dhe lëngjet e paketuara. Duhet të dominojë ushqimi i bërë në shtëpi. Ëmbëlsirat duhet të shmangen, kripa duhet të jetë në sasi të vogël dhe duhet zëvendësuar me erëzat për të ulur ndjenjën e mungesës së kripës. Erëzat shtojnë dhe marrjen e antioksidantëve.”, tha Daka.

Çfarë duhet të hanë?

“Perimet dhe frutat e stinës. Perimet në dy vakte ndërsa frutat në tre vakte por duhet të jetë të stinës dhe jo të konservuara. Duhen drithërat e plotë në një ose dy vakte, proteinat e thjeshta si pula, peshku dhe më pak mishi i kuq. Bulmetrat duhet të jenë në sasi të moderuar”, tha Daka.

të fundit

Mbi 41 mijë hektarë të përfshirë nga zjarret në Maqedoni gjatë vitit 2026, mbi 30 të ndaluar nën dyshimin për zjarrvënie

Sezoni i zjarreve këtë vit la pas vetës dhjetëra mijëra hektarë sipërfaqe të djegur, dëme që llogariten në miliona euro…

2 minutes ago

SHBA heton ABC, CBS, CNN, Fox News dhe NBC për shkelje të mundshme të ligjeve antitrust, tensione të reja me Trump

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim ndaj pesë rrjeteve të mëdha televizive, ABC, CBS, CNN, Fox News dhe…

3 minutes ago

Foshnja humb jetën në javën e 38-të të shtatzënisë, hetimi lidh tragjedinë me monitorin e dëmtuar të rrahjeve të zemrës

Një ngjarje tragjike në një spital në Mbretërinë e Bashkuar ka rikthyer vëmendjen te siguria e pacienteve në maternitetet, pasi…

3 minutes ago

Kingji dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë angazhimin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, në mbështetje të…

19 minutes ago

Kurti: Presioni ndaj Serbisë, rruga për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbron e glorifikon kriminelët, fsheh e mohon krimet teksa vazhdon…

19 minutes ago

Raphael Glucksmann fiton bindshëm primaret e së majtës socialdemokrate në Francë me mbi 66% të votave

Eurodeputeti Raphael Glucksmann është zgjedhur kandidat i së majtës socialdemokrate për zgjedhjet presidenciale në Francë, pasi siguroi më shumë se…

22 minutes ago