lifestyle

Mos u mendoni më gjatë, këtë fundjavë përgatisni këtë recetë të shpejtë dhe verore të specave të mbushur

Specat e mbushura me oriz mbeten një nga recetat më të preferuara të shqiptarëve sidomos gjatë stinës së verës kur ato gatuhen nga duart e amvisave.

Është një nga gatimet më të vjetra e të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare. Fantastike për t’u shijuar dhe shumë të thjeshta për t’u përgatitur në shtëpi.

Ideale për një vakt të shijshëm dreke por edhe darke, specat e mbushura kombinohen në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës por edhe me zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare, prandaj per kete fundjave mos u mendoni me gjate por pergatisni speca te mbushur sipas recetes me poshte:

Përbërësit: 12 speca për t’u mbushur, 2 qepë mesatare, 300 g mish viçi të grirë ose në copa të vogla, 3 filxhan çaji oriz, 400 g domate të pastruar e të grirë në rende, vaj misri, vaj ulliri, kripë, piper dhe rigon.

Përgatitja: Kaurdisim qepën e grirë me mishin në një tigan me kapak ku kemi shtuar vaj për gatim. Flakën e mbajmë të ulët sepse: e para flaka e lartë e forcon mishin e grirë sikur të jetë llastik dhe së dyti duam që qepa të tretet në lëngun që lëshon vetë. Në varësi sesa me lëng janë domatet që keni grirë, shtoni dhe një filxhan kafe ujë te qepa nëse mendoni se ka nevojë ende të zbutet. Më pas shtoni domaten e grirë dge lëreni prap të ziejë me kapak me flakë të ulët. Pasi lajmë specat, i presim atyre fundin te pjesa e bishtit dhe pjesën e fundit të specave e grijmë tek gjella që kemi gatuar. E heqim gjellën nga zjarri dhe shtojmë orizin. E përziejmë mirë me harxhën, shtojmë kripë, rigon me shumicë dhe piper. Fillojmë mbushim specat, me pjesën e mbushur të orizit mbushim hapësirat midis specave.

Ndezim furrën në 200 gradë dhe ndërkohë vendosim të ziejë 6 masa uji nga filxhani çajit që përdorët për të matur orizin. Rregulloni përsëri ujin me kripë dhe piper. Shtoni ujin e zier menjëherë mbi orizin e të mbushurave. Spërkatni çdo spec me vaj ulliri.  Piqeni për rreth 40 minuta ose derisa uji në tavë të jetë përthithur.

të fundit

Të dehura në timon, arrestohen dy shoferë/ Vihet në pranga edhe 46 vjeçari që shkaktoi aksident me 4 të plagosur

Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u…

35 minutes ago

EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka…

55 minutes ago

Ëndrra e Shqipërisë, trajneri i pretendentëve në Angli: Ky sulmues mund t’i dërgojë në Botëror, nuk do të më habisë

Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri…

2 hours ago

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.…

2 hours ago

Mbape dhe Haland i bashkohen Lamine Jamal, njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200…

2 hours ago

Publikohen të tjera biseda të Ballukut me Evis Berberin: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Në një nga…

3 hours ago