Tashmë vera ka ardhur dhe të gjithë vrapojë drejt plazhit. Megjithatë, kur bëhet fjalë për shëndetin, duhet të kemi kujdes. Eksperti Zef Gjeta ka dhënë këtë të martë disa këshilla që duhet të dimë kur bëhet fjalë për djegien nga rrezet e diellit.
Ai rekomandoi disa mënyra se si të mos digjemi dhe çfarë duhet të kemi parasysh.
“Ne e kemi domosdoshmëri të dalim në diell, ne jemi vend mesdhetar dhe e kemi këtë gjë. Duhet të kuptojmë që lëkura është një organ mbrojtës ndaj nesh, por duhet të kemi kujdes. Duhet të shmangim orët 10:30-14:30, se janë rrezet e diellit më të forta.
Disa njerëz që janë më delikat si puna juaj që jeni në studio keni më shumë premisa të digjeni më shumë se unë që jam në lëvizje.
E dyta, ne duhet të përdorim kremra, farmaceutik dhe artizanal. Unë rekomandoj këta të fundit se nuk kanë përbërës zinku. Edhe mbajtja e kapeles dhe një bluze, është një masë.
Për mbrojtjen natyrale është një shëndet i mirë. Një gjë shumë e rëndësishme është hidratimi, duhet të pijmë ujë, qoftë edhe jashtë dëshirës duke ia imponuar vetes, se një trup i hidratuar kur djersinë mund të të mbrojë nga rrezet. Edhe kur pi dy kafe, në plazh është mirë ta shmangësh njërën dhe të pish diçka tjetër”, u shpreh ndër të tjera Gjeta.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…