lifestyle

Mos i ndani asnjëherë nga dieta juaj, çajrat e këtyre bimëve forcojnë imunitetin dhe luftojnë virozat

Mundësia për t’u sëmurur varet më shumë nga gjendja juaj shëndetësore sesa nga sa herë i lani duart apo i dizinfektoni, por kjo s’do të thotë që s’duhet të bëni kujdes ndaj ambientit.

Kur vjen puna për t’u mbrojtur nga sëmundjet kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt. Nëse plani juaj për të mos u sëmurë fillon dhe mbaron me të konsumuarit të një gote më shumë lëng portokalli, ndoshta bëni mirë ta rimendoni këtë strategji.

Të lidhura

None found

Çaji mbetet ilaçi kryesor për të gjithë, por cili çaj funksionon më mirë?

Çaji i Malit.

Të gjithë e kemi shijuar çajin e malit, thesari i paçmuar nga i cili mund të përfitohet, jo vetëm duke e konsumuar.

Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan.

Ashtu siç edhe emri e tregon më së miri, në male në lartësi që variojnë nga 1500 deri në 1900 metra, shpesh herë në sipërfaqe shkëmbore.

Të huajt mbarojnë për çajin tone të malit, ndërsa shqiptarë janë mësuar me të dhe drejtohen shpesh ndaj çajrave të botës.

Çaji i Mentes.

Ky çaj lehtëson dhimbjet dhe problemet e ndryshme të stomakut dhe ndihmon procesin e tretjes.

Lehtëson të përzierat dhe çrregullimet e spazmave, forcon sistemin imunitar ndaj gripit dhe lehtëson problemet në frymëmarrje.

Eliminon aromën e keqe të gojës dhe ndihmon në ekuilibrimin e oreksit.

Çaji i Xhenxhefilit ose Xhinxher.

Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina.

Përmirëson performancën e stomakut në tretje dhe uron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt.

Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor.

Çaji Jeshil

Çaji i gjelbër përmban përbërje bioaktive që përmirësojnë shumë parametra të shëndetit të njeriut.

Përbërësit e çajit të gjelbër përmirësojnë funksionin e trurit dhe rrisin nivelin e djegies së yndyrnave duke përmirësuar performancën fizike.

Në moshë të thyer, çaji i gjelbër ul riskun e Alzhaimerit dhe Parkinsonit. Çaji i gjelbër vret bakteret duke ndihmuar në shëndetin e dhëmbëve dhe uljen e riskut për infeksione.

të fundit

Klekovski: Paralajmërimi i hershëm për drogërat do të ndihmojë në mbrojtjen më të shpejtë të shëndetit publik

Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të Agjendës së Reformave 2024–2027, po zbaton dy masa kyçe që lidhen me politikën ndaj…

1 minute ago

Granit Xhaka detyrohet të lërë fushën pas lëndimit ndaj Chelseat

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, pësoi një goditje të rëndë pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të…

17 minutes ago

VIDEO/ Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon

Ditën e sotme, përmes një videomesazhi në rrjete sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se pensionet në…

23 minutes ago

Rumen Rumenov shpallet boksieri më i mirë i turneut “Adem Jashari

Boksieri nga Bullgaria, Rumen Rumenov, është shpallur boksieri më i mirë i turneut të 28-të tradicional ndërkombëtar të boksit “Adem…

23 minutes ago

A i lani dhëmbët siç duhet? Këshillat e ekspertit për një higjienë më të mirë orale

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? — Klan Kosova [...]Read More...

29 minutes ago

Protest in Skopje after the killing of 17-year-old Biljana Kiriq; calls for accountability and legal changes

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…

29 minutes ago