lifestyle

Mos i ndaloni, Lira Gjika i bën thirrje prindërve: Pse lojrat me ujë, rërë e baltë janë aq të shëndetshme për fëmijët

Duhet patur parasysh një karakteristikë e fëmijës: pasi ka filluat të ecë, ai nuk mund të qëndrojë në një vend për një kohë të gjatë. I vetmi element që e mban atë me orë të tëra “të lidhur” është uji. Ai mund të luajë deri edhe katër orë pa ndjerë mërzi.

Kësisoj, s’ka arsye pse prindërit të tremben nëse fëmija ftohet apo jo. Përkundrazi, studimet kanë tregur se shumë faringite dhe trakeobronkite janë kuruar vetëm nëpërmjet lojës me ujë. Fëmija kur luan me ujin, çliron nxehtësi dhe për këtë arsye nuk “ftohet”.

Po kaq të shëndetshme janë lojërat me rërë dhe baltë. Mund të mbani në ballkonet e shtëpisë mjete të mbushura me rërë apo baltë, që fëmijët të mund të luajnë edhe kur nuk janë në vendet me rërë apo baltë.

S’ka pse të trembemi që ata mund të bëhen “pis”. Loja me këto elementë është shumë e fuqishme, sa nuk e lejon “pisllëkun” të shkaktojë sëmundje. Gjithashtu influencojnë në sistemin psikomotor, në zhdërvjelltësimin e duarve dhe në kombinimin e asaj që shohin, asaj që duan të bëjnë dhe asaj që arrijnë të bëjnë.

Tipet e lojës

Loja imagjinare
Loja konstruktive
Loja kreative
Loja fizike

Stadet nëpër të cilat kalon loja
Stadi i parë-solitar,
 përfshin moshën 0-2 vjeç, fëmijët luajnë vetëm. Ata e kanë të ulët shkallën e bashkëpunimit me fëmijët e tjerë.
Stadi i dytë-spektator, përfshin moshën 2-2 e gjysëm. Fëmijët vrojtojnë, vëzhgojnë fëmijët e tjerë, luajnë përqark njëri-tjetrit por nuk bashkë bashkohen.
Stadi i tretë-paralel, përfshin moshën 2 e gjysëm-3 vjeç. Fëmijët luajnë pranë njëritjetrit por nuk luajnë sëbashku.
Stadi i katërt-asociativ apo i shoqërueshëm, përfshin moshën 3-4 vjeç.
Fëmijët fillojnë të bashkëveprojnë me të tjerë fëmijë në lojrat e tyre dhe mbase dhe ko-operojnë por në mënyrë të rufeshme. Në këtë stad fëmijët fillojnë të organizojnë dhe formojnë miqësitë dhe preferencat për lojën dhe të jenë të sigrt me fëmijët e tjerë. Loja zhvillohet zakonisht me grupe mikse në gjini.
Stadi i pestë- bashkëpunues, mbi katër vjeç. Fëmijët luajnë sëbashku me pjestarë të tjerë pa kufi për lodrat e tyre.

Loja përfshin të pesë fushat e zhvillimit:
• zhvillimin sensorial dhe konjitiv
• zhvillimin emocional
• zhvillimin social
• zhvillimin e gjuhës
• zhvillimin fizik

Nga Lira Gjika

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

7 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

7 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

8 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

8 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

9 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

9 hours ago