lifestyle

Mos i hidhni qeset e çajit, do t’ju shpëtojnë nga njollat dhe yndyrnat

Cilësitë shëruese të çajit, janë njohur prej kohësh, por qeset e përdorura janë lënë shumë pas dore
Përveç zvogëlimit të fryrjes së syve, lehtësimit të djegies nga dielli dhe pickimit të insekteve, qeset e përdorura të çajit janë aleate të vërteta në shtëpi.

Shikoni për çfarë mund t’i përdorni ato:

1.Përveç sodës së bukës, qeset e përdorura të çajit janë të shkëlqyera në eliminimin e aromave të pakëndshme në frigorifer. Thjesht, duhet t’i fusni disa prej tyre në frigorifer dhe t’i lini gjatë natës, në mënyrë që të thithin aromat.

2.Qeset e njomura të çajit të zi mbajnë enët e hekurta të mos ndryshken. Pas çdo përdorimi, ato duhet të lyhen me qese të lagura dhe kjo do të krijojë një shtresë mbrojtëse që do të parandalojë ndryshkjen.

3.Enët me vaj janë të vështira për t’u larë, por qeset e çajit do të ndihmojnë më së miri në zbërthimin e yndyrave kokëforta. Enët duhet të vendosen në ujë të nxehtë dhe të shtohen dy deri në tri qese dhe të lihen për pesë minuta. Pas kësaj, enët do të jenë më të lehta për t’u larë.

4.Çaji eliminon njollat dhe papastërtitë në pasqyra. Bëni çaj nga dy qese të vjetra dhe përdoreni si pastrues.Pos që është i mirë për xhamin, çaji gjithashtu ndihmon në pastrimin e dyshemeve dhe mobilieve prej druri. Çaji duhet të përgatitet nga dy qese të përdorura dhe të lihet të ftohet. Pas kësaj, lecka duhet të njomet dhe sipërfaqet e dëshiruara të fshihen. Çaji do të zbërthejë yndyrën dhe do të ketë një efekt të dobishëm në poret e drurit. Çaji i zi është veçanërisht i mirë.

5.Përveç eliminimit të aromave të pakëndshme nga frigoriferi, qeset e përdorura dhe të thara të çajit do të thithin të gjitha aromat.
Nëse dëshironi të freskoni një qilim të vjetër, thjesht vendosni gjethe të thara çaji mbi të. Lërini të qëndrojnë për rreth 15 minuta, në mënyrë që t’i fshini me fshesë më pas.

të fundit

Horoskopi 24 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Zakonisht nuk keni probleme të tilla, por gjatë kësaj të marte do të keni një bllokim në komunikim, ndoshta…

7 hours ago

Deklarata e fortë e gazetarit: Erion Veliaj më ka kërcënuar familjarisht përmes bandave kriminale

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin "Log" në News 24 se Erion Veliaj e ka kërcënuar familjarisht përmes bandave…

8 hours ago

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,…

8 hours ago

Dialogu Kosovë-Serbi/ Marta Kos: Po presim formimin e Qeverisë së re që të angazhohemi më shumë

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në…

9 hours ago

Opozita heq dorë nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës? Edi Paloka jep përgjigjen e papritur

Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në emisionin "A Show" se Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet vijon me…

9 hours ago

Ragip Gila, vrasës me pagesë?/ Zbulohet roli i Barush Bregut në masakrën e 8 shtatorit, lidhjet me fisin Lici

Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me…

9 hours ago