lifestyle

Mos i bëni këto gjëra menjëherë pas zgjimit

Duhet kohë që trupi të zgjohet prandaj disa gjëra nuk duhen bërë menjëherë pas gjumit, thotë Miriam Stoppard, mjeke e njohur angleze. Siç këshillon ajo, nuk duhet të ushtrohemi pasi zgjohemi, sepse trupi është i dehidratuar dhe indet tona nuk do të shtrihen siç duhet.

Muskujt janë të ngurtësuar, dhe disqet ndërvertebrale nuk janë mjaft të relaksuar, andaj nëse nuk jeni të kujdesshëm mund të lëndoheni. Lëngu i portokallit është gjithashtu në listën e veprimeve të padëshiruara pas zgjimit sepse bën më shumë dëm se dobi.

Të lidhura

None found

Domethënë vetëm e mbingarkon metabolizmin dhe ngre nivelin e sheqerit në gjak. Kjo ndodh sepse metabolizmi, i cili rregullon insulinën, nuk është ende plotësisht funksional.

Kafe me stomak bosh? Ide shumë e keqe.

Ajo këshillon gjithashtu shmangien e kafesë, sepse një filxhan i kësaj pije me stomakun bosh në fakt ul aftësinë e metabolizmit për të kontrolluar sheqerin në gjak, por gjithashtu jep një ndjenjë ngopjeje për shkak të së cilës nuk hamë mjaftueshëm lëndë ushqyese për mëngjes.

Studiuesit nga Universiteti i Bath besojnë se ky informacion i ri rreth kafesë mund të tregojë pasoja afatgjata për shëndetin. Gjegjësisht, në hulumtimin e tyre, ata zbuluan se kjo pije e zezë, kur pihet para mëngjesit, ul kontrollin e sheqerit në gjak për rreth 50 për qind.

Prandaj, është e rëndësishme, paralajmërojnë studiuesit, të hani gjithmonë diçka përpara se të konsumoni kafe. Dr.Stopard rekomandon që të jetë një mëngjes i vogël, por me vlera ushqyese, si bollgur, kos ose bukë me avokado.

të fundit

Fenerbahçe akuzon gjyqtarët pas disfatës në derbin me Besiktasin, përmendet edhe Muriqi

Fenerbahçe ka pësuar humbje në derbin e madh të Stambollit ndaj Besiktasit, duke u mposhtur 2-1 në kuadër të javës…

2 seconds ago

Rama kritikon SPAK-un: Përdorimi i mediave kundër personave nën hetim, një nga veprimet më të këqija

Gjatë paralajmërimit për nisjen e podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për Prokurorinë e Posaçme, duke e akuzuar se…

3 minutes ago

Crisis Management Center reports 30 fires across the country: 6 remain active and 5 under control

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar 30 zjarre në hapësira të…

7 minutes ago

Armend Mehaj wins consultation for president, ahead of Osmani and Konjufca

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dalë i pari në konsultimin qytetar për Presidentin e Republikës së Kosovës, të organizuar…

8 minutes ago

Tragedy on volcanic island/ Bus carrying students plunges into ravine, 22 deaths reported

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën, pasi një autobus që transportonte nxënës shkolle doli nga rruga dhe përfundoi në…

9 minutes ago

Conflict over a romantic relationship, 22-year-old Albanian seriously injures 35-year-old Moroccan

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë stacionit të trenit në Treviglio…

9 minutes ago