lifestyle

Mos e injoroni! Çfarë tregon për shëndetin tuaj nëse ju mbeten shenja në këmbë kur hiqni çorapet

Me siguri keni vënë re që ndonjëherë çorapet mund t’ju lënë shenjë tek kyçet e këmbëve. Nëse ndodh një apo dy herë, mund të jetë një shenjë që tregon se llastiku i çorapeve është shumë i fortë. Por nëse këto shenja janë të zakonshme, është një shenjë që tregon se trupi juaj nuk është në rregull.

Por çfarë problemesh shëndetësore mund t’ju sinjalizojnë këto shenja nga çorapet?

Të lidhura

None found

Presion i lartë i gjakut.
Nëse keni ndjesinë e fryrjes, arsyeja mund të jetë rrjedhje e një sasie më të madhe të gjakut në pjesën e poshtme të këmbëve. Zakonisht, nuk është e dhimbshme, por veshja e çorapeve mund t’ju bëjë të mos ndiheni rehat. Presioni i lartë i gjakut e bën më të vështirë që zemra të transportojë gjak në të gjithë trupin. Kështu që trupi përgjigjet duke qarkulluar më shumë gjak në pjesën e këmbëve.

Variçet.
Kur venat në këmbët tuaja behën të dobëta, nuk mund ta kthejnë gjakun në zemër në kohën e duhur. Prandaj, gjaku qëndron tek venat e këmbëve duke shkaktuar ënjtje. Kjo gjendje është faktori kryesor që shkakton varicet. Kështu, nëse vini re shenja nga çorapet në mënyrë të herëpashershme, trupi mund të jetë dukë ju thënë se këmbët nuk kanë forcën që të qarkullojnë siç duhet gjakun.

Dehidratim

Nëse trupi juaj nuk merr sasinë e konsiderueshme të ujit, mund të dëmtohen enët e gjakut. Venat e dëmtuara mund të krijojnë rrjedhje që lejojnë që lëngu të ndërtohet në indet përreth. Zonat më të zakonshme ku ky fenomen ndodh janë kyçet dhe këmbët. Shenjat që çorapet lënë në lëkurën tuaj mund t’ju tregojnë që trupi juaj është i dehidratuar.

Efekte anësore nga mjekimet.
Medikamente të caktuara mund të shkaktojnë gjithashtu ënjtje. Disa lloje anti-depresivësh mund të shkaktojnë ndjesinë e këmbëve të fryra. Disa lloje kontraceptivësh (sidomos pilulat e kontrollit të lindjes që përmbajnë estrogjen) mund të ndryshojnë nivelin e hormoneve në trupin e një gruaje duke shkaktuar probleme me ënjtjen.

Çfarë duhet të bëni nëse kjo vazhdon të ndodhë me ju? Epo, është më mirë të shkoni te mjeku, por gjithashtu do të ishte mirë që:

– Ju reduktoni sasinë e kripës në dietën tuaj
– Ju mbani një peshë të shëndetshme trupore.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

2 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

2 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

2 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

2 hours ago