lifestyle

Mornicat në trup, arsyet pse ju ndodhin shpesh

Një nga reagimet më të pavullnetshme të njeriut ndaj një emocioni, frikës, nostalgjisë apo të ftohtit është ajo që në shqip e përshkruajmë si mornica.

Na ndodh të gjithëve që mishi bëhet me kokrriza kur dëgjon një këngë të bukur që të kujton një emocion të veçantë.

Por mornicat shfaqen edhe kur kemi ftohtë, frikë dhe ndihemi të shokuar apo të mahnitur.

Ky reagim vjen pas ndryshimeve hormonale të shkaktuara nga ndryshimet në temperaturë apo emocione.

Ekspertët pretendojnë se formimi i kokrrizave në lëkurë është një reagim i pavullnetshëm.

Kjo ndodh për shkak të kontraktimit të muskujve të padukshëm në shtresën e rrënjëve të pushit të trupit dhe që i detyron ato rrënjë të ngrihen përpjetë.

Bëhet fjalë për një reagim të sistemit nervor. Ky reagim, sipas ekspertëve është i lidhur fort me mekanizmin automatik të trupit si kundërpërgjigje të disa situatave të caktuara.

Mekanizmi në fjalë aktivizohet vetëm në situata stresuese ose kur ndeshemi me momente të forta emocionale.

Hormone të caktuara në organizëm që kanë lidhje me emocionet, frikën dhe stresin pësojnë një superprodhim dhe më pas ndodhin ndryshimet fizike që i njohim si mornica.

Por le të kthehemi tek arsyet përse trupi i njeriut formon mornica në situata të caktuara.

Kontraktimi i muskujve të vegjël nën shtresën e lëkurës krijon një vakum të mirëfilltë në sipërfaqe dhe formon fryrje të imëta që e bëjnë lëkurën të ngjajë me lëkurën e pulës.


A Ka Një Arsye Përse Mishi Bëhet Me Kokrra?

Formimi i kokrrave në lëkurë nuk ka asnjë funksion mirëbërës për njerëzit.

Shkencëtarët thonë se shtresa e lëkurës që quhet epiderma është më e përhapur tek kafshët.

Ajo ka funksionin e krijimit të një mjedisi më të ngrohtë për trupin. Sa më të dendura rrënjët e pushit, aq më e madhe do të jetë nxehtësia e ruajtur në trup.

E njëjta gjë ndodh edhe kur kafsha percepton një rrezik të mundshëm dhe reagon duke ngritur qimet përpjetë.

Por tek njerëzit, një reagim i tillë është i padobishëm, e megjithatë ai shfaqet rregullisht.

Njerëzit nuk kanë një shtresë të mjaftueshme me qime në trup. Rrjedhimisht ata nuk kanë nevojë për këtë izolim të tillë nga i ftohti apo për t’u mbrojtur nga kafshët e tjera.

të fundit

Horoskopi 18 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…

18 minutes ago

Është zyrtare: Marash Kumbulla, transferimi i katërt i Mallorcas… do bashkohet me Muriqin!

"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…

31 minutes ago

“Nuk jam mirë”/ 59-vjeçari që ndërroi jetë sapo doli nga klinika dentare u ankua disa herë!

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…

36 minutes ago

Lufta në Ukrainë, Donald Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…

45 minutes ago

La Rusinë për klubin e njohur italian, sulmuesi i Kombëtares eliminohet nga Kupa

Aventura e Marvin Çunit me skuadrën e Sampdorias nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i…

1 hour ago

Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës i artistit përhapet në rrjetet sociale

Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës…

2 hours ago