Një video nga një supermarket në Seul, e publikuar nga vlogerja e njohur shqiptare Keisilda Muca, ka ngjallur habi te ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Muca, e cila banon në Korenë e Jugut, u tregoi atyre çmimet e disa frutave që i kishin bërë përshtypje.
Për një mollë të vetme duhej të paguaje 17 dollarë, ndërsa çmimi i një mangoje shkonte në 44 dollarë, sipas asaj që ajo paraqiti në video.
None found
Duke filmuar përballë sektorit të frutave, vlogerja u shpreh se ndodhej në një supermarket të Seulit dhe se çmimet që po shihte ishin aq të larta, sa të vije duart në kokë. Ajo i paralajmëroi ndjekësit se nuk ishin aspak të përgatitur për atë që do të shihnin.
Teksa tregonte mollën që kushtonte 17 dollarë, Keisilda i ftoi ata që mund të kishin dyshime ta shihnin vetë çmimin e saj. Më pas, ajo u ndal te mangot, duke vënë në dukje se një e vetme kushtonte edhe më shumë, plot 44 dollarë.
Sipas shpjegimit të vlogeres, blerja e një sasie më të madhe frutash mund të kushtojë disi më pak.
Mbetet, megjithatë, e paqartë nëse shumat e treguara vlejnë për fruta të përzgjedhura, të ambalazhuara me zbukurime të posaçme për dhurata, apo pasqyrojnë çmimet e zakonshme të frutave atje.
Publikimi mori vëmendje të gjerë nga ndjekësit dhe nxiti komente të shumta mes përdoruesve të rrjeteve sociale.
Mirela Kumbaro është e vemtja ministre, e cila i ka mbijetuar çdo ndryshimi kabineti qeveritar të Edi Ramës gjatë katër…
Kategoria e DytëPërmes njoftimit zyrtar, klubi i Butrintit të Sarandës ka ndarë masën e kërkuar të mirëkuptimit nga tifozët, pasi…
Kryeministri Hristijan Mickoski, në akademinë ceremoniale me rastin e 23 tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, paralajmëroi se paqëndrueshmëria…
Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim bilateral me Komisioneren Evropiane për Zgjerim,…
Drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 25 nëntor. Samiti do të theksojë…
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, iu drejtua konferencës ndërkombëtare “Roli i gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë dhe funksionimit…