lifestyle

Mjeku Toçilla: Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim, nuk lejohet që të futen në rezonancë magnetike

Ekografia muskuloskeletale ekzaminon strukturat e buta të sistemit muskuloskeletal (muskujt, tendinat, ligamentet ) dhe tregon për sëmundjet traumatike, dhimbjet e kyçeve, ënjtjen e muskujve / tendinave dhe sëmundjet sistemike degjenerative që prekin sistemin muskulor.

Dr. Behar Toçilla, radiolog, ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, tregoi më shumë rreth kësaj metode. Ai tha se kjo metodë përdor valë zanore me frekuencë të lartë për të prodhuar imazhe të strukturave të brendshme të trupit.

“Përdoret për traumat. Një sportist mund të bëjë një tërheqje muskulare dhe ekografia është e saktë, praktike dhe e shpejtë. Nëse ka një traumë, duhet të orientohet për një ekografi. Jo gjithmonë pacienti duhet të bëjë një ekografi, është mirë që të kalojë nga ortopedi sepse mund të bëjmë ekzaminimin e gabuar.

Sepse ka dhimbje që mund ta ndjemë te dora ndërkohë që problemi është te qafa. Por nëse personi që bën një traumë sportive, ndjen një tërheqje, këputje apo ngërç patjetër që të bëjë një ekografi pasi shikojmë dhe dëmtimin e fibrave. Po të shikojmë imazhin e muskulit duket shumë pastër.

Ekografia ndihmon shumë dhe për problemet ortopedike si për shembull për shpatullën si bursitet, tendinitet. Bursitet janë më të shpeshta, dhe ekografia e shikon grumbullimin e ujit qoftë dhe një milimetër të jetë. Qoftë kur janë akute apo kronike dhe i evidentojmë shumë mirë.

Shumica e pacientëve e neglizhojnë dhimbjen sepse një pjesë janë kronike. Disa e trajtojnë vetë dhimbjen me një ilaç në farmaci, një pjesë zgjedhin mjekun e familjes dhe derisa shkojnë te specialisti mund të jetë pak vonë.”, u shpreh mjeku.

Më tej, ai shtoi:

“Ekografia ka disa përparësi nga të tjerat sepse një pacient klaustrofobik nuk e fusim dot në rezonancë magnetike, e zgjidhim me ekografi. Një fëmijë që nuk rri në rezonancë duhet të bëjmë një anestezi por mund ta fusim në ekografi. Nuk është e domosdoshme që të jemi të palëvizshëm.”

Sipas mjekut, kjo metodë ndihmon gjithashtu dhe me reumatizëm pasi mund të kapet në një stad të hershëm.

“Nëse personat kanë dyshime për reumatizëm, ekografia e kap sëmundjen në një stad më herët se radiografia. Ne jemi paralojë e problematikës që shfaqet më vonë, në mënyrë që reumatologu të marrë masa që situata të mos agravojë.

Gjithashtu dhe dhimbjet e shpatullave që kanë shumë njerëz si për shembull kanë vështirësi të ngrenë krahun. Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë bursite bëjnë një grafi por bursitet kapen nga grafia kur janë agravuar.”, tha mjeku.

të fundit

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, mjeti përfundon në parcela anës rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Mësohet se një…

46 minutes ago

Nga Macron te Zelensky e Von der Leyen, liderët botëror urojnë Papa Leonin e XIV

Kardinali amerika, Robert Francis Prevost, u emërua këtë të enjte Papa Leon i XIV, duke e bërë atë papën e…

56 minutes ago

Big Mama p*shtyn dhe sh*n në serbisht Albën

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur shtëpinë e “Ferma VIP 2”, ku një debat i ashpër ka shpërthyer mes dy…

1 hour ago

SPAK godet krimin zgjedhor në Shkodër, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, ka zhvilluar fazën e parë të operacionit policor të koduar "Premtimi", i cili…

2 hours ago

“SHBA-të kanë besim tek Dr. Berisha”/ Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Shkodër. I pranishëm në…

2 hours ago

U zgjodh pasardhës i Papa Françeskut/ Nga jeta e hershme e deri në papat, kush është amerikani Robert Francis Prevost?

Kreu i ri Kishës Katolike në Vatikan, Papa Leo XIV (i lindur Robert Francis Prevost, më 14 shtator 1955) ishte…

2 hours ago