Dhjetori ka ardhur, por nëse doni të blini dhurata për të vegjlit tuaj, ju sugjerojmë të keni parasysh këto këshilla nga epidemiologu, Ilir Alimehmeti.
Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai shpjegon se lodrat shumëngjyrëshe dhe me shkëlqim vezullues mund të jenë të dëmshme për fëmijët, për shkak të nivelit të plumbit që mbartin.
None found
Epidemiologu u shpreh gjithashtu se plumbi nuk mund të gjendet vetëm në bojërat e lodrave, por edhe tek ajo e murit, në shtëpi.
“Plumbi nuk është ndonjë problem i madh po të jemi në kontakt fizik, problem i madh i plumbit është nëse futet nga goja ose nga rrugët e frymëmarrje. Pra, ky është momenti kryesor dhe goja është pjesa kryesore. Kush janë kryesorët, ata që fusin çdo gjë në gojë, çdo gjë që prekin me duar të pista, janë gjithmonë fëmijët e vegjël dhe problemi është gjithmonë në këto grupmosha. Sepse janë më të paqartë se çfarë bëjnë. Boja, përfshirë edhe boja e mureve, jo thjesht boja e lodrave, është produkt i cili shpeshherë përmban plumb. Këtu duhet patur një kujdes i veçantë. Shumë shtete kanë legjislacionet, por në Shqipëri ne na mungon një legjislacion i tillë. Për shembull, për bojën e murit, legjislacioni është një VKM e para e 20 vjetëve. Fiks e Dhjetorit të 2003-shit, kështu që bëjnë 20 vjet rrumbullak” – tha Ilir Alimehmeti.
Ai u shpreh se plumbi shkakton pasoja të rënda, sidomos tek fëmijët.
“Pasojat janë të shumta, por janë më të rënda tek fëmijët e vegjël sepse shkaktojnë çdo lloj problemi në çdo lloj sistemi. Por ato që ndoshta mund të shfaqen më herët dhe ato që bien në sy më shumë është një lloj prapambetjeje. Prapambetje në zhvillimin psikik, në zhvillimin mendor, në zhvillimin fizik e më pas nesër fillojnë dalin edhe probleme të ndryshme të sistemeve të ndryshme organike. Plumbi duke qenë një metal, si çdo metal, në momentin që hynë në trup, trupi jonë nuk ka një mekanizëm për ta nxjerrë këtë metal jashtë dhe ky depozitohet. Sidomos tek fëmijët jo të ushqyer mirë, kur ka mungesë përthithjesh të materialeve tjera, apo kalciumit për shembull, magnezit e me radhë. Kur ka mungesa të tyre, atëherë trupi kompenson duke thithur më shumë metale të rënda, në këtë rast plumbi. Kështu që ka një risk akoma edhe më të shtuar tek këta fëmijë. Depozitohet përgjithësisht në kocka. Nesër po qe femër, është shtatzënë, rimobilizohet ky material për fëmijën nesër tek barku. Pra, është një diskutim që vazhdon shumë gjatë, nuk është vetëm një moment” – përfundon epidemiologu.
Kategoria e ParëKomisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës së Futbollit ka përcaktuar kalendarin e kampionatit të Kategorisë së Parë…
Në vazhdë të marshimit të tyre në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë kaluar edhe përpara godinës së Kuvendit në protestën…
Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.Me ndryshimet e propozuara…
MPB Maqedoni njofton se sot (07.10.2026) në orën 16:00, në autostradën Shkup - Shën Nikollë, oficerët e Njësisë Mobile për…
Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës presidente e Kosovës është vlerësuar nga qytetarët si një hap që ka krijuar stabilitet politik…
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së…