lifestyle

Mjekja e njohur: Personat anemikë duhet me patjetër të konsumojnë këtë ushqim 2-3 herë në javë

Mjekja nutricioniste Albana Daka ka folur per regjimin ushqimor që duhet të ndjekin personat e prekur nga anemia. Sipas nutricionistes, ka disa forma anemie, që mund të jenë të përkohshme ose afatgjata dhe pas të cilave qëndrojnë shkaqe të ndryshme. Doktoreshë Albana tha se është e rëndësishme që krahas trajtimit me medikamente të ndiqet gjithmonë një regjim i shëndetshëm ushqimor.

“Ka disa lloje por kryesorja është anemia me nivele të ulëta hekuri. Një anemi me hekur të ulët kemi që në nivelet e para të jetës, që tek fëmija 1 vjeç e gjysmë. Fillon anemia fiziologjike për shkak së mungesës së hekurit në gji. Kemi aneminë që vjen tek adoleshentet dhe adultët e rinj për shkak të gjakderdhjes nga menstruacionet dhe ndodh që sasia e hekurit qe humbasin është më e madhe se sasia e hekurit që marrin nga regjimi ushqimor.

Nëse pas disa muajsh kemi humbje të mëdha, depozita e hekurit do të ulet dhe do të duhet të trajtohemi tek mjeku hematolog. Nëse hekuri është i ulët duhen suplemente deri në tre muaj të suportuar nga një regjim ushqimor me produkte që kanë sasi të lartë hekuri.”, shpjegoi doktoresha. Çfarë duhet të konsumojnë anemikët?

“Personat anemikë duhet të konsumojnë dy deri në tre herë në javë mish të kuq, shtojmë sasinë e bishtajoreve si thjerrëzat, jeshillëqet, të cilat sa më intense të jetë ngjyra aq më shumë kanë hekur. Por regjimi duhet të jetë i shëndetshëm pasi nëse hamë mish të kuq në formën e sallameve, më shumë i bëjmë dëm organizmit sesa e rregullojmë. Duhen shtuar sa më shumë sallata jeshile por me ngjyrë të errët. Duhet të konsumojmë produkte me vitaminë C, si limoni dhe portokalli pasi niveli i lartë i vitaminës C përthith më mirë hekurin që marrin në formë suplementesh nga zorra.”, shpjegoi mjekja.

të fundit

Horoskopi 24 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Zakonisht nuk keni probleme të tilla, por gjatë kësaj të marte do të keni një bllokim në komunikim, ndoshta…

6 hours ago

Deklarata e fortë e gazetarit: Erion Veliaj më ka kërcënuar familjarisht përmes bandave kriminale

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin "Log" në News 24 se Erion Veliaj e ka kërcënuar familjarisht përmes bandave…

6 hours ago

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,…

7 hours ago

Dialogu Kosovë-Serbi/ Marta Kos: Po presim formimin e Qeverisë së re që të angazhohemi më shumë

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në…

7 hours ago

Opozita heq dorë nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës? Edi Paloka jep përgjigjen e papritur

Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në emisionin "A Show" se Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet vijon me…

7 hours ago

Ragip Gila, vrasës me pagesë?/ Zbulohet roli i Barush Bregut në masakrën e 8 shtatorit, lidhjet me fisin Lici

Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me…

8 hours ago