lifestyle

Mjekja Albana Daka: Ushqimi që gratë shtatzëna nuk duhet kurrsesi ta konsumojnë

Mjekja nutricioniste në Spitalin Amerikan, Albana Daka shpjegon regjimin ushqimor që duhet të ndjekin gratë shtatzëna. Nutricionistja tha se të ushqyerit në parametrat e duhur gjatë shtatzanisë janë thelbësore për zhvillimin normal të fëmijës si dhe për parandalimin e patologjive siç mund të jetë diabeti gestacional, që vjen si rezultat i tejkalimit të parametrave të kalorive.

“Kaloritë shtesë i rekomandojmë në fund të tremujorit të dytë të shtatzanisë por dhe këto kalori shtesë janë në një sasi të vogël pasi nuk duhet të hajë dyfishin e asaj që ka ngrënë. Ka organizma të ndryshëm, mund të kemi një femër që e fillon shtatzaninë me një peshë normale, nënpeshë dhe mbipeshë. Kështu që në bazë të gjendjes së organizmit duhet të bëjmë dhe regjimin ushqimor. Nëse kemi një femër me peshë normale i rekomandohet të hajë normalisht deri në mes të tremujorit të dytë siç ka ngrënë me të njëjtat sasi vaktesh.

Duhet të jenë vakte në kushte shtëpie apo të sigurta sepse në shtatzani ne i orientojmë që perimet dhe frutat kur hahen në gjendje siç janë duhet të lahen mirë. Sepse femrat gjatë kësaj kohe mund të marrin infeksione bakteriale apo parazitare që mund të ndikojnë tek zhvillimi i fëmijës. Mos të hanë sallata krudo nëpër lokale pasi jo në të githa rastet është larë dhe sterilizuar në mënyrë korrekte. Nuk duhet të hanë produkte të detit krudo, të mos konsumojnë peshk të madh sepse ka sasi të lartë mërkuri.

Nënat nuk duhet ta evitojnë peshkun sepse përmban proteinat më të mira por jo peshqit e mëdhenj, salmonin dhe tonin jo më shumë se njëherë në javë por peshqit e vegjël sardelen dhe merlucin që të jenë të gatuara dhe jo në formatin e tyre krudo. Produktet shtazore dhe të detit krudo duhet të eliminohen nga regjimi ushqimor i tyre dhe të kenë parasysh se kur hanë frutat dhe perimet e paprocesuara, duhet të jenë të sigurta të lara mirë dhe të desinfektuara për të parandaluar sëmundjet parazitare dhe bakteriale që shkaktojnë probleme tek fëmijët.”, u shpreh mjekja.

Çfarë nuk duhet të mungojë në regjimin ushqimor të grave shtatzëna?

“Perimet dhe frutat të cilat janë të stinës. Nëse marrim shalqi tani apo luleshtrydhe nuk do të marrin ato vlera që kanë kur janë në sezonin e vet. Duhet të merren drithërat në formën e tyre integrale që kanë përqindje shumë të mirë proteinash sepse sa më të bardhë të jenë aq më shumë karbohidrate kanë dhe aq më pak proteina.”, u shpreh Daka.

Përsa i përket periudhës së laktacionit, mjekja u shpreh se regjimi ushqimor duhet të jetë i ngjashëm me atë që nëna ndjek gjatë tremujorit të fundit. “Sa i përket kënvështrimit të shtesës ushqimore duhet të jetë nga 120-220 kalori dhe mund të shkojë nga një tost në një lëng frutash ose nga dy snack apo tre kur nëna i jep fëmijës gji.

Regjimi ushqimor është shumë i rëndësishëm për fëmijën dhe sistemin e vet imunitar si në tre mujorin e fundit dhe në laktacion. Ushqyerja me gji deri në fund të 6 mujorit të parë është shumë e rëndësishme dhe literatura thotë se 1 mijë ditët e para do të na tregojnë se do të kemi një fëmijë të shëndetshëm apo do të fillojnë sëmundje që në mosha të reja.“, shtoi më tej Daka.

të fundit

VIDEO/ Kaosi në zonën e Astirit, Xhixho: Kjo lagje me 70 mijë banorë s’ka kopsht dhe shkollë publike

Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho në një postim në rrjetet sociale u shpreh se siguria ushqimore është siguri kombëtare. REAGIMI…

7 minutes ago

Trafikuan shtetase nga Uganda, arrestohen në Fier “tutori” dhe bashkëpunëtorët e tij, nën akuzë për 6 vepra penale

Trafikuan shtetase nga Uganda me qëllim shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët, nën akuzë për 6 vepra penale…

19 minutes ago

Po kryente punime në banesë! 47-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen “Guerile” në Shkodër, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën në oborrin e…

1 hour ago

Turqi/ Makth zjarri në Antalia, 20 helikopterë dhe 800 zjarrfikës në luftë me flakët, evakuohen turistët

Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën pasdite në një zonë turistike të Antalyas, në bregdetin jugor të Mesdheut të…

2 hours ago

Sherr masiv në Milano, përplasen shqiptarë, afrikanë dhe egjiptianë, plagoset një 32-vjeçar

Një sherr masiv mes disa grupeve të huaja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në…

2 hours ago

Mbrojtja e të dhënave personale/ KUJDES! Kanë filluar gjobat e larta në Shqipëri, rrezikoni deri në 20 mln euro! Ja çfarë duhet të dini

Prej fillimit të këtij viti, Shqipëria ka një kuadër të ri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili…

2 hours ago