lifestyle

Mjekja Albana Daka: Lidhja e veçantë e moshës mbi 60 vjeç me dietën MESDHETARE

Dieta mesdhetare është një strategji efektive per te zvogeluar inflamacionin kronik tek te moshuarit.

Popullsia globale po plaket: midis vitit 2000 dhe 2050, përqindja e popullsisë së botës me moshë 60 vjeç e lart do të jetë dyfishuar nga rreth 11% në 22%. Numri i njerëzve të moshës 80 vjeç ose më shumë do të jetë pothuajse katërfishuar në të njëjtën periudhë kohore.

Ndërsa popullsia plaket, bëhet më e  ndjeshme ndaj sëmundjeve të lidhura me moshën siç janë sarkopenia, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet neurodegjenerative, duke rritur keshtu rrezikun e aftësisë së kufizuar dhe vdekshmërisë tek të moshuarit.

Inflamacioni, veçanërisht inflamacioni kronik i shkallës së ulët, luan një rol kryesor në zhvillimin e këtyre sëmundjeve të lidhura me moshën.

Prandaj pyetja është se çfarë mund të bëjmë për të ulur inflamacionin në mesin e popullatave të moshuara për t’i mbajtur ata të shëndetshëm dhe në gjendje të jetojnë të pavarur? Shumë studiues te nutricionit besojnë se dieta mesdhetare mund të japë një pjesë të përgjigjes.

Megjithëse dieta mesdhetare ndryshon nga një vend në tjetrin, përbërësit kryesorë të saj janë konsumi i lartë i perimeve, frutave, bishtajoreve, arrave dhe peshqve të shoqëruar me konsum të moderuar të qumështit, mishit.

Disa studime të fundit kanë ekzaminuar lidhjen midis dietës mesdhetare dhe inflamacionit në të moshuarit; megjithatë, rezultatet kanë qenë jo përfundimtare.

Për të nisur studimin e tyre, autorët kryen një kërkim gjithëpërfshirës të literaturës shkencore, duke vecuar nga keto 13 studime. Dhe gjate analizimit arriten ne rezultate ndjekja e nje modeli diete mesdhetare lidhet me një ulje të inflamacionit kronik, të gradës së ulët tek te moshuarit”. Në veçanti, studimet që përdorin acide yndyrore të pangopura ose vaj ulliri si një nga përbërësit e një diete mesdhetare treguan një ulje të ndjeshme të proteinave C-reaktive në qarkullim, një tregues ky i inflamacionit.

Përveç kësaj, “hulumtimet e mëtejshme mund të shqyrtojnë edhe se si “modeli I nje diete mesdhetare lidhet me inflamacionin.

Pra “efekti anti-inflamator i modelit dietik mesdhetar mund të çojë në plakje të shëndetshme tek të moshuarit dhe ulje të kostove të kujdesit shëndetësor”.

Nevojat individuale dietike ndryshojnë. Nëse mendoni të ndryshoni dietën tuaj, është më mirë të konsultoheni me mjekun nutricionist për të përcaktuar nevojat tuaja të veçanta për ushqim./Nga PhD.MD.Albana Daka

të fundit

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…

29 minutes ago

“More me vete edhe fëmijërinë time” / Rudina Hajdari kujton të atin në 27-vjetorin e vdekjes: Më ka përndjekur dyshimi, kush kishte dorë në vrasjen tënde

Në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka ndarë një mesazh të ndjerë në kujtim të të atit.…

32 minutes ago

BËHUNI GATI! Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të fuqishme për 4 shenja të zodiakut

Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…

9 hours ago

Elhaida Dani, tre bashkëpunime të mëdha në një album

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…

9 hours ago

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Beqarë të këtyre dy shenjave, një takim i jashtëzakonshëm mund t’jua kthejë jetën përmbys

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…

9 hours ago

FOTOLAJMI/ Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

9 hours ago