lifestyle

Mjekja Albana Daka: Kategoria e grave që rrezikohet më shumë nga kanceri i gjirit

Mjekja nutricioniste Albana Daka foli këtë të hënë në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit për regjimin ushqimor për të parandaluar dhe minimizuar efektet anësore të kancerit të gjirit. Dr. Albana shpjegoi se gratë mbipeshë janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit.

Sipas mjekes, sa më shumë të rritet masa dhjamore në trup, aq më shumë rritet probabiliteti për të pasur kancer gjiri. Prandaj, është e nevojshme që të kryhen ekzaminime rutinë si ekoja e gjirit dhe mamografia, sidomos nëse personi ka predispozitë gjenetike për sëmundje onkologjike.

Të lidhura

None found

“Së pari, është mbajtja e një peshë dhe parametra normal në organizëm. Duhen bërë gjithashtu check up-e rutinë pas moshës 40 vjeçare të ekos së gjirit apo mamografisë çdo gjashtë muaj apo një vit. Nëse kemi një histori familjare me persona me masë tumorale të gjirit, sidomos të krahut të nënës.

Nëse i nënshtrohen testit gjenetik dhe testit gjenetik të mutacioneve BRCA1 dhe BRCA2, padyshim që diagnostika dhe frekuenca e ekos dhe mamografisë duhet të jenë më të shpeshta.”, tha Dr. Albana duke shtuar se regjimi i duhur ushqimor ul riskun të rikthimit të sëmundjes.

“Nuk ka asnjë lloj produkti ushqimor që zhduk kancerin. Ka një dietë mesdhetare klasike, së cilës i kemi hequr bulmetrat dhe mishin e kuq, dhe i kemi lënë gjithçka tjetër për të menaxhuar efektet anësore të terapive por dhe për të minimizuar përsëritjen apo stimulimin e masës tumorale.

Kanceri i gjirit prek kryesisht femrat në menopauzë, dhe këta për shkak të ndalimit të ciklit menstrual kanë osteoporozë, problemin me kockat. Ndaj bulmetrat janë të rëndësishëm për të menaxhuar nivelet e kalciumit. Por nga ana tjetër, bulmetrat dhe mishi i kuq kanë elemente të ngjashme me estrogjeni.

Estrogjeni është hormoni kryesor që stimulon masën tumorale. Duke qenë se kanë këto elemente të ngjashëm me estrogjenin, vazhdimi i bulmetrave në një grua që ka pasur një episod të kancerit, sipas një studimi australian, është parë që ka pasur rikthime të masës tumorale.

Pra bulmetrat, kanë elemente estrogjen pozitiv sidomos në format e kancerit që janë receptor pozitiv për estrogjenin. Stimulimi më madhor ndodh te femrat në mbipeshë dhe obezitet kur masa dhjamore është vendosur në pjesën e barkut, sepse ashtu si bulmetrat dhe masa dhjamore prodhon estrogjen.

Sa më e madhe është masa dhjamore, aq më e lartë është niveli i estrogjenit në organizëm dhe aq më shumë stimulohet ripërsëritja e kancerit të gjirit.”, shtoi Dr. Albana.

të fundit

Protesta pas Asamblesë së PS: thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe “Qeveri e krimit”, kryeministri i fton sërish në dialog

Në përfundim të Asamblesë së PS në Tiranë, kryeministri teksa ka dalë nga ambientet e  Akademisë së Arteve është pritur…

44 seconds ago

Edi Rama’s visit to Struga and Ohrid brings road closures tomorrow from 06:00 to 17:00

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Strugë dhe Ohër, bllokime nga ora 06:00 deri në 17:00.SPB Ohër njofton se…

12 minutes ago

Safe City” system starts automatic penalties for illegal parking from December

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“ (Safe City) zyrtarisht do të ketë një funksion…

12 minutes ago

Trump: Iran wants a deal I won’t accept, Putin and Zelensky hate each other

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe kufizime të reja për kompanitë amerikane të…

12 minutes ago

New study on cannabis: mental health problems, especially in women and young people

Një studim i ri amerikan ngre shqetësime për lidhjen mes përdorimit problematik të kanabisit dhe shëndetit mendor, veçanërisht te gratë…

12 minutes ago

Berisha calls on Veliaj and Spiropali: tell Albanians the crimes, let’s remove the Rama-Balluku duo

Këtë të shtunë, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, lideri demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje Erion Veliajt dhe…

13 minutes ago