Jemi në sezonin e qershive dhe këto ditë me siguri të gjithë i keni konsumuar me shumicë. Por disa njerëz kur i konsumojnë i kanë qejf t’i hanë bashkë me bërthamat. Mirëpo për gastroenterologët kjo gjë mund të jetë shumë e rrezikshme.
Mjekët e urgjencës kanë treguar se ndonjëherë ju është dashur edhe të bëjnë një ndërhyrje sepse dikush ka ngrënë qershi ose vishnje të plota, me gjithë bërthamë.
Çdo bërthamë mund të shkaktojë një problem të madh në traktin gastrointestinal. Përkatësisht, me kalimin e viteve, për shkak të dobësisë së muskujve, vërehen zmadhime në zorrën e trashë, siç janë xhepat. Bërthamat e frutave mund të bien dhe të qëndrojnë aty dhe kjo zakonisht zgjidhet me ndërhyrje kirurgjikale, thonë mjekët.
Megjithatë, ky nuk është problemi i vetëm. Bërthamat nuk mund të treten dhe, nëse dikush ka ndonjë problem me tretjen, ato qëndrojnë më gjatë dhe mund të fryhen me kalimin e kohës dhe të krijojnë problem edhe te të rinjtë.
Mjekët thonë se një sasi e vogël nuk shkakton komplikime, por nëse hamë shumë bërthama atëherë do të na ndodhin probleme.Për këtë arsye thjesht duhet shmangur çdo lloj bërthame, jo vetëm e qershisë.
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…