Prinderit përpiqen të jenë shumë sa më të kujdesshëm lidhur me shëndetin e fëmijëve të tyre, por jo gjithmonë bëjnë gjënë e duhur. Shpeshherë, pa u konsultuar me mjekun specialist, ata u japin suplemente dhe vitamina të ndryshme për t’u forcuar sistemin imunitar. Por, duhet patur shumë kujdes sepse dhënia e tyre në doza të larta mund të ketë një efekt toksik duke shkaktuar një sërë problemesh shëndetësore, vecanërisht kalcifikim të arteries koronare dhe asaj renale deri në formimin e gurëve në veshka, zmadhim të mëlcisë dhe shpretkës, si edhe në tharje dhe plasaritje të lëkurës.
Mosha gjatë së cilës fëmijët kanë nevoja më të mëdha për vitamina dhe minerale është mosha 0-2 vjeë, 5 vjeç dhe mosha e pubertetit. Ata gjithashtu kanë nevoja të larta për këto suplemente në stinën e dimrit, sepse infeksionet e rrugëve të siperme respiratore janë më të shpeshta.
None found
Vitaminat ndahen në 2 grupe në “vitamina të tretshme në ujë” dhe “vitamina të tretshme në yndyrna”. Grupi i vitaminave B dhe C treten në ujë ; ndërsa vitaminat A, D, E dhe K treten në yndyrna. Meqënëse sasia e tepert e vitaminës B dhe C të cilat janë të tretshme në ujë eleminohet nga trupi nëpërmjet urinës, ato kryesisht nuk shkaktojnë probleme në organizëm. Krejt e kundërta ndodh me vitaminat e tretshme në yndyrna të cilat akumulohen në trup dhe krijojnë efekte toksike duke dëmtuar në këtë mënyrë organizmin.
Më poshtë gjeni të listuara problemet shëndetësore që mund të vijnë si pasojë e akumulimit në sasi të mëdha në organizëm të vitaminave të tretshme në yndyrna A, D, E dhe K:
Vitamina A: Zmadhim të mëlcisë dhe shpretkës
Vitamina D: Kalcifikim të arteries koronare dhe asaj renale
Vitamina E: Ul mbrojtjen e sistemit imunitar duke bërë që fëmija të sëmuret më shpejt.
Vitamina K: Vitamina K ka efekt rregullues në faktorët e koagulimit te fëmija, por marrja me tepricë e saj mund të shkaktojë probleme të tilla si anemia dhe verdhëza.
Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…
FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…
Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…
Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…
Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…
Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…