lifestyle

Misteri që po habit shkencëtarët, një objekt në qiell ndriçon çdo 20 minuta

Astronomët kanë pikasur një objekt misterioz në galaktikë. Objekti, ndryshe nga çdo gjë që shkencëtarët kanë parë ndonjëherë, lëshonte një sasi gjigante energjie në një frekuencë prej tre herë në orë për një periudhë kohore.

Gjatë orbitës në hapësirë, objekti dërgoi një rreze të fuqishme rrezatimi që u bë e dukshme nga Toka për 1 minutë, çdo 20 minuta në orë, duke e bërë atë në një nga burimet më të ndritshme të radios në qiell.

Të lidhura

None found

Studiuesit, të udhëhequr nga astrofizikantja Natasha Hurley-Ëalker e Universitetit Curtin të Australisë dhe Qendra Ndërkombëtare për Kërkimet e Astronomisë në Radio (ICRAR), e cila bëri publikimin përkatës në revistën Nature, e bënë zbulimin me teleskopin MËA në Australinë Perëndimore.

Misteri filloi në vitin 2021, kur Hurley-Walker dhe kolegët e saj zbuluan një puls radio që përsëritej ngadalë, në disa të dhëna arkivore të vitit 2018. Siç tha Hurley-Ëalker, “objekti u shfaq dhe u zhduk gjatë rrjedhës së disa orëve të vëzhgimeve tona. Ishte diçka krejtësisht e papritur. Ishte e çuditshme për një astronom, sepse nuk ka asnjë objekt qiellor që të bëjë një gjë të tillë. Dhe në fakt është me të vërtetë mjaft afër nesh, në një distancë prej rreth 4000 vite dritë larg galaktikës pra në “oborrin e shtëpisë”.

Astrofizikantja Gemma Anderson tha se diçka që shkëlqen për një minutë, çdo disa minuta është diçka vërtet e çuditshme. Objekti misterioz është tepër i ndritshëm dhe më i vogël se Dielli, duke lëshuar valë radio shumë të polarizuara, gjë që tregon se ka një fushë magnetike shumë të fortë, tha ajo.

Një shpjegim i mundshëm, sipas shkencëtarëve që e gjetën, është se ai është një yll neutron ose një yll xhuxh i bardhë me një fushë magnetike jashtëzakonisht të fortë. Studiues të tjerë besojnë se “profili” i tij përputhet me atë të një “magnastroje shumë të gjatë”, një ylli neutron që rrotullohet ngadalë që ishte parashikuar teorikisht, por kurrë më parë.

të fundit

LAMM: Qarkullimi në kufi vijon pa vonesa të gjata

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë…

2 minutes ago

Fëmija refuzon të lajë dhëmbët? Këshillat për ta kthyer në rutinë

Fëmija nuk i lan dhëmbët? Ja si ta zgjidhni problemin — Klan Kosova [...]Read More...

3 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Kamëz, detajet e para

Në orët e para të mëngjesit, një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë në Kamëz. Sipas policisë,…

3 minutes ago

Sfida historike e kuqezinjtë të vajzave ndaj Uellsit luhet sot në Shkodër, synohet kualifikimi në Play-Off-in e Botërorit 2027

Kombetarja shqiptare e vajzavePrej orës 18:00, do të zhvillohet ndeshja Shqipëri – Uells, në kuadër të Play-Off-it të Kupës së…

8 minutes ago

Pas më shumë se 12 orësh negociata, arrestohet 60-vjeçari gjerman që vrau dy zyrtarë gjatë kontrollit për armë

Një 60-vjeçar gjerman, i dyshuar për vrasjen e dy zyrtarëve të administratës lokale gjatë një kontrolli për armët në banesën…

18 minutes ago

Superliga e Kosovës rikthehet me dy sfida në programin e sotëm

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e premte) me dy përballje në kuadër të xhiros së tetë, ku secila…

27 minutes ago