lifestyle

“Misteri” i mëlçisë së dhjamosur, 5 ushqimet që duhen konsumuar për të shpëtuar organin qëndror

Mëlçia është organi qendror i metabolizmit dhe gjendra më e madhe e trupit tonë që lidhet me aparatin tretës.

Mëlçia ka disa funksione: metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj.); përmban depozitat e hekurit dhe të bakrit.

Prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës.

Kequshqyerja apo ushqime të caktuara mund të çojnë në keq funksionimin e saj, por ushqimet e duhura do ta ndihmojnë mëlçinë të detoksifikohet dhe të funksionojë normalisht.

Ja për çfarë bëhet fjalë:

1.Arra: Arrat janë plot me aminoacide yndyrore esenciale, por arrat në veçanti kanë shumë ‘l-arginine’ dhe ‘glutathione’, të cilat mund të ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë dhe në oksigjenimin e gja. kut.

Është byku i arrës, që është gjetur shpesh në produktet e pastrimit të mëlçisë, që ju mund të blini në farmaci. Por pse të mos hani më mirë arra?

2.Qitro: Ky frut është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, të cilët janë të shkëlqyer në pastrimin e mëlçisë. Një nga flavonoidet në grejpfrut (qitros), ‘naringenin’, ka në përmbajtjen e vet një përbërës, që e bën mëlçinë ta djeg dhjamin, në vend që ta depozitojë atë.

3.Qepët dhe hudhrat: Ushqimet e pasura me sulfur kanë një nga llojet kryesore të molekulave, të përdorura për të ndihmuar në pastrimin e mëlçisë nga një gamë e gjerë toksinash.

Ushqime, si: qepët, hudhrat dhe të verdhat e vezëve futen në këtë kategori. Hudhra përmban allicin dhe selen, të cilët janë provuar se mbrojnë mëlçinë nga mbingarkesat toksike.

4.Çaj jeshil: Çaji jeshil ka veti antioksidante dhe është plot me katecinë, një lloj antioksidanti bimor, i njohur për elim inimin e yndyrës dhe për nxitjen e funksionimit të duhur të mëlçisë. Ai gjithashtu mbron kundër toksinave, që mund të shkaktojnë dëme ser ioze të mëlçisë.

5.Shafrani i Indisë: Shafrani i Indisë mbron mëlçinë nga veprimi i agj entëve toksikë dhe madje rigjeneron qelizat e dëmtuara të mëlçisë.

Shafrani i Indisë, gjithashtu rrit prodhimin biliar (një lëng tretës që prodhohet nga mëlçia) dhe “pluhura” -il açe të mëlçisë, të dobishme për ata që kanë probleme me fshikëzën e tëmthit

të fundit

Donte të impresiononte fansat, rrjedha e ujëvarës përpin 22-vjeçarin (VIDEO)

Një tragjedi ka ndodhur në Indi, ku një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën, pasi u rrëmbye nga ujërat e një ujëvare…

14 minutes ago

Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim

Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej…

30 minutes ago

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.9…

1 hour ago

Parashikimi i motit 28 Gusht 2025/ Kthjellime dhe temperatura të larta

Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para…

2 hours ago

Horoskopi 28 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…

9 hours ago