Cristiano Ronaldo duket se i ka dhënë fund lidhjes me Georgina Rodríguez. Kështu shkruan portugezja “Gente”. Léo Caeiro, miku i Dolores Aveiro (nëna e Ronaldo-s), garanton se ylli dhe modelja nuk janë më bashkë.
“Besoj se Cristiano do ta shpallë së shpejti ndarjen dhe do të kërkojë respekt. Jam absolutisht i sigurt”, – thotë ai. Ndër shkaqet e prishjes së lidhjes duket se janë qëndrimet gjithnjë e më egocentrike të Georgina-s. Për pasojë, ylli portugez ka qenë gjithnjë e më i zhgënjyer me partneren e tij.
Georgina nisi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se aty ishte një Ronaldo. Cristiano është një person krejt tjetër dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. Ato janë personalitete krejtësisht të ndryshme. Georgina në fillim ishte një person i ndjeshëm, por me kalimin e kohës papritur u bë një person që jeton vetëm për para, famë dhe video në Instagram”, – thotë Léo Caeiro.
Kujtojmë që lajme të tilla kanë qarkulluar prej kohësh në rrjet, por ishin vetë CR7 dhe Gio që i hodhën poshtë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në këto momente ndodhen në një…
27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar…
Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…
Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do…
Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve të SHBA, Donald…
Ppresidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot nga tregojnë…