Categories: lifestyle

Miq me ish-in? Këto 3 shenja horoskopi s’e kanë fare problem!

Kur bëhet fjalë për ndarje, shumë njerëz zgjedhin të fshijnë çdo foto, të hedhin dhuratat në plehra dhe të mos mendojnë më kurrë për emrin e ish-it. Pra, të qenit miq pas ndarjes, për ta është thjesht opsion i pamundur. Megjithatë, për këto tre shenja zakonisht ndodh krejt e kundërta.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Të lidhura

None found

Binjakët janë një shenjë me zemër të butë, tregon Clarisse Monahan për Bustle, astrologe. Ata janë të drejtë dhe nuk e kanë në tip që t’i kthejnë shpinën ish-it dhe të mos flasin kurrë me ta. Edhe pse marrëdhënia nuk funksionoi, ata ende e shohin ish-partnerin si dike më të cilin ia vlen të bisedosh, edhe pse ky sidoqoftë, nuk është gjithnjë rasti absolut. Binjakët janë gjithashtu të padurueshëm dhe mërziten lehtë, kështu që nuk dihet me siguri sa afatgjatë mund të jetë kjo miqësi.

Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)

Për Gaforret, harrimi i së shkuarës nuk është një punë e lehtë, prandaj e kanë të vështirë t’i prishin plotësisht lidhjet. Ata do të ndiheshin sikur s’do kishin më jetën e mëparshme dhe do humbisnin gjithë kujtimet e tyre. Ky ndryshim drastik mund t’i dëmtojë. Nga ana tjetër, kjo shenjë është e butë në qasjen e saj ndaj dashurisë dhe është një nga shenjat më të ndjeshme. Këto sigurisht kanë ndikimin e tyre. Për këto arsye, Gaforret shpesh kujdesen edhe për njerëz që i përkasin të kaluarës, prandaj duhet të kenë kujdes sepse ndoshta ish-partneri/ja po i përdor ata vetëm për mbështetje emocionale, duke e ditur që një Gaforre është gjithmonë aty.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Shigjetari, duke qenë një shenjë e paqëndrueshme, është gjithashtu shumë fleksibël dhe e qetë me ndryshimin. Njerëzit e kësaj shenje janë një kameleon në mënyrën se si mund të ndryshojnë dinamikën në marrëdhëniet e tyre dhe kjo është arsyeja pse, nëse një partner kthehet në një mik, ata me të vërtetë nuk do kthehen pas. Për Shigjetarët ka rëndësi aventura, bisedat e shpejta dhe të këndshme dhe nëse dikush ia ofron këto, për ta nuk përbën problem dhe nëse ky mik, ndodh të jetë ish-i.

të fundit

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk u dorëzua brenda afatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

9 minutes ago

Diego Moreira, heroi i Milanit në derbi: Kuqezinjtë mund të paguajnë deri në 68 milionë euro për belgun

Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…

11 minutes ago

Sky News: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

17 minutes ago

Opposition criticizes the lack of a government plan, while LVV says the document will be approved soon

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

20 minutes ago

Nagavci: Capital investments in the 2027 draft budget exceed one billion euros

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…

20 minutes ago

Suspected of robbing four businesses in Shkëmbi i Kavajës, 31-year-old arrested and accomplice sought

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…

20 minutes ago