lifestyle

Milano, qyteti i beqarëve: 57% e familjeve përbëhen nga një person

Beqarët po dominojnë rrugët e Milanos. Të dhënat e fundit zbulojnë se lindshmëria ka rënë, ka shumë të huaj dhe pak vendas, shkruajnë mediat italiane.

Në Milano askush nuk duket se ka ndërmend të krijojë një familje. Mendohet se fajin e ka kriza ekonomike, por situata është edhe më alarmante. Milano është plot me njerëz të vetmuar.

Numri i çifteve të ndara po rritet, po ashtu edhe numri i njerëzve të rinj e të vjetër që nuk duan të angazhohen. E vërteta, sipas vlerësimeve të fundit, është se ndjenjat janë bërë po aq të ftohta sa edhe kostot për çdo person. E përkthyer në shifra do të thotë: Mosha mesatare e banorëve në Komunë është rreth 48 vjeç, më pak të sapolindur se të vdekur.

Një tjetër fakt alarmues që bllokon ndërrimin e brezave. Nga 1 milion e 417 mijë banorë, 483 mijë janë familje të konfirmuara. 56% e të cilave përbëhen nga vetëm një person. Gratë janë pak më shumë se meshkujt: 51.1 përqind kundrejt 48.5 përqind.

Nga 21 për qind të sapolindurve, 1/4 është me origjinë joitaliane. Sipas raportit, vitin e kaluar kishte 9400 djem dhe vajza të porsalindura, me një ulje progresive prej 10 për qind. Gjithnjë e më pak njerëz martohen në kishë. Vetëm 23 përqind e çifteve zgjedhin një ceremoni të shenjtë.

Vdekjet i tejkalojnë shumë lindjet: 14,029 në vitin 2023, për dy të tretat e të cilave u zgjodh djegia në vend të varrimit.

të fundit

Basti i madh i Tares, Milani blen sulmuesin e ri për 24 milionë euro

Konrad Harder do të jetë lojtari më i ri i Milanit, ndërsa është arritur marrëveshja për blerjen e tij nga…

7 minutes ago

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin tezës, Lapaj i zhgënjyer: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, 12 vite miqësi, ka ngrënë bukë tek shtëpia e nënës sime

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…

33 minutes ago

Publikohen rezultatet e konkursit për mjekësinë, janë pranuar 436 aplikantë

Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…

53 minutes ago

EMRI/ Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës

Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…

1 hour ago

Djali 13-vjeçar tentoi të shpëtonte Marjola Nakolecin, iu hodh në qafë babait për ta ndaluar, 36-vjeçarja dha frymën e fundit në duart e vajzës

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…

1 hour ago

“Evropë, a do të kërcejmë?”/ Eurovisioni rikthehet në Vjenë, finalja mbahet më 16 maj

Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…

2 hours ago