Mësoni si të përgatisni recetën e “Roladë Mozaik”

PËRBËRËSIT PËR PATISHPAN:
• 6 vezë, • 6 lugë sheqer, • 6 lugë miell, • 1 qeskë sheqer vanileje.

• 300 gr biskota të bluara (plazma), • 1 portokall, • 250 gr zhele bonbone të grimcuara, • 200 gr rrush të thatë të ulur në ujë dhe rum, • 300 gr arra të grimcuara, • 150 gr çokollatë të grimcuar, • 200 gr gjalpë të zbutur, • 4 vezë, • 150 gr sheqer pluhur.

Përgatitet dhe piqet patishpani në tepsi katrore shporeti.

Përmbyset në pecetë të lagur. argohet letra dhe mbulohet me të.

Rrihet gjalpi me sheqer pluhur.

Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur së bashku në masë të njëllojtë.

Shtohen lëngu i portokallit dhe lëvorja e kaluar në rende.

 

Duke e përzier masën gradualisht, hidhen biskotat e bluara, arrat e grimcuara, rrushi i kulluar, çokollata e grimcuar dhe zhele bonbonet e prera imët. Veçan tunden të bardhat e vezëve në shkumë të dendur dhe përzihen me lugë me masën e përgatitur, gjersa filli të bëhet i njëllojtë.

Patishpani pritet skajeve që të rrafshohet dhe masa e fillit vendoset në mes të patishpanit në formë të sallamës. Me kujdes mbështillet filli, duke i bashkuar skajet e patishpanit dhe duke ngjitur njërin me tjetrin.

Shkrihen 100 gr çokollatë me 4-5 lugë qumësht, 3 lugë vaj dhe hidhet mbi sipërfaqen e roladës duke lyer atë .

Mbi hidhen arra të grimcuara.

Rolada ftohet mirë, pastaj pritet në copa trashësie 1 centimetër e gjysmë. Me të njëjtin fill mund të përgatitet edhe torta “bombë”.

Në këtë rast patishpani vendoset në enë me fund sferik, mbushet me fill dhe mbulohet me patishpan. Pasi të ftohet në frigorifer me ngrirje të thellë, përmbyset në pjatë për tortë dhe zbukurohet sipas dëshirës ose duke ia dhënë formën e topit të basketit, futbollit etj./albeu.com/

 

të fundit

Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me pak sportele

Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje,…

16 minutes ago

Erion Veliaj uron nga burgu Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën, shpresa lind edhe në momentet më të vështira

Me anë të një postimi në "Instagram", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga burgu të gjithë…

44 minutes ago

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

1 hour ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

1 hour ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

2 hours ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

2 hours ago