Thonjtë janë një nga mënyrat më të lehta dhe më të dukshme për të shprehur veten. Pavarësisht trendeve të reja apo faktit që ngjyrën mund ta ndryshojmë fare lehtë, ne fiksohemi pas një stili të caktuar dhe ndjekim atë. Kemi ngjyrat, nuancën, gjatësinë dhe formën e preferuar që zor bindemi ta ndryshojmë. Si çdo gjë tjetër edhe kjo tregon për ne më shumë nga ç’mund të keni menduar.
1. Nëse jeni tek ngjyra e kuqe
Thonjtë e kuq ngjallin pasion, por në të njëjtën kohë ti mund të jesh sa agresive aq edhe emocionale. Nëse tenton tek ngjyrat e forta tregon se ke dëshirë të tregosh se beson tek vetja apo që të pëlqen të dominosh. S’ke frikë të shkëlqesh dhe të marrësh vëmendjen që në fund të fundit e meriton.
2. Rozë me gjithë nuancat e saj
Nëse vdisni për thonjtë rozë, s’ka dyshim që energjia dhe sjellja që keni është shumë femërore. I besoni intuitës dhe nuk mendoni gjatë për çfarë thuhet rreth jush. Jeni ambiciozë të orientuar ndaj karrierës ndonëse jetoni brenda botës suaj rozë.
3. Thonjtë e zinj
Rebele, por jo vetëm kaq. Të pëlqen të mendosh përtej kutisë dhe je kreative. Mund të njiheni si person serioz, por i guximshëm. Jua kanë thënë shpesh që askujt s’i shkojnë thonjtë e zinj sa ju apo jo?
4. Neon
Ju kërkoni vëmendje dhe s’keni frikë ta thoni me zë të lartë. Jeni shpirti i festës, gjithmonë energjike dhe gati për të nisur bisedën e para. Doni të jeni epiqendra e çdo situate dhe sigurisht që çdo herë kërkoni një nuancë tjetër neoni për të surprizuar veten dhe të tjerët rreth jush.
5. Nude
Grupi i njerëzve që e dinë gjithmonë si do t’i bëjnë thonjtë. Për ta nuk ekziston asnjë opsion tjetër përveç ngjyrës nude. Disave mund t’i duket si zgjedhje e zakonshme pasi nuk bien në sy, por e vërteta është se mbetem tek klasikja. Këta njerëz zakonisht tregojnë siguri dhe janë të drejtëpërdrejtë.
Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje,…
Me anë të një postimi në "Instagram", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga burgu të gjithë…
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…