lifestyle

Mesdheu po digjet, 8 simptoma të rrezikshme të goditjes nga i nxehti që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Jemi në muajin Korrik dhe prej ditësh temperaturat kanë prekur maksimumin, e  shpesh kanë kaluar edhe në ekstrem.

Çdo vit temperaturat e larta, shkaktojnë mijëra viktima në të gjithë bëton, ndaj duhet të keni parasysh disa gjëra, se si ti kuptoni siptomat e doditjes nga i nxehti dhe masat që duhet të merrni për të qenë të sigurtë.

Të lidhura

None found

1.Temperatura e lartë e trupit/ Nëse temperatura e trupit arrin deri në 39 gradë Celsius, mund të jeni duke u rrezikuar nga goditja nga i nxehti. Edhe nëse termometri shënon më pak se 39, por përsëri shfaqni simptoma të goditjes nga i nxehti, duhet të merrni masa për të ulur temperaturën ose duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

2.Krampe të muskujve/ Njohur ndryshe si krampet e të nxehtit, kjo është një nga simptomat e para të problemeve gjatë stërvitjes të lidhura me të nxehtin. Mund të përjetoni ngërçe të dhimbshme, sidomos në këmbë, krahë ose pjesën e barkut, kur djersitni shumë. Edhe pse nuk shkaktohen vetëm nga i nxehti, krampet muskulore bëhen më të shpeshta kur trupi nuk është përshtatur me temperaturat e larta. Dehidratimi është gjithashtu një tjetër shkak i zakonshëm i krampeve, megjithatë, nëse keni dhimbje të tilla së bashku me simptoma të tjera, mos i injoroni.

3.Mungesë të djersitjes – ose djersitje të tepërt/ Kur kalon shumë kohë në të nxehtë ekstrem, trupi ndalon së ruajti temperaturën e brendshme. Kështu, ju ndaloni së djersituri ose po djersitni më shumë se zakonisht.

4.Marramendje ose vështirësi në të ecur/ Goditja nga i nxehti shkakton çrregullim të sistemit nervor qendror, prandaj mungesa e koordinimit, marramendja ose pamundësia për të ecur janë shenja alarmi që nuk duhet t’i injoroni.

5.Dhimbje koke therëse/ Dhimbja therëse e kokës është një tjetër simptomë e zakonshme e goditjes së tru. Kjo simptomë zhvillohet kryesisht si pasojë e dehidratimit (kur nuk keni pirë mjaftueshëm ujë) ose si komplikacion i goditjes në tru në sistemin nervor qendror.

6.Të përziera ose të vjella/ Ndërkohë që vazhdoni të djersitni, trupi bëhet edhe më shumë i dehidratuar. I nxehti fillon të prekë disa organe, duke shkaktuar të përziera, të vjella ose gjendje të fikëti.

7.Kuqje të lëkurës/ Në rastet e goditjes nga i nxehti, trupi drejton rrjedhjen e gjakut drejt lëkurës në përpjekje për t’u ftohur, prandaj krijohet skuqja e lëkurës. Lëkura gjithashtu mund të duket shumë e thatë ose e ftohtë, në varësi të llojit të goditjes së po përjetoni.

8.Rrahje të çrregullta të zemrës ose vështirësi në frymëmarrje/ Zemra vendoset nën një presion shumë të madh si pasojë e të nxehtit ekstrem. Ajo duhet të pompojë më fort dhe më shpejt për t’u siguruar që sistemet e ftohjes natyrale të trupit të funksionojnë siç duhet për të mbajtur të balancuar temperaturën e trupit. Kjo mund të çojë edhe në probleme me frymëmarrjen./ Burimi ”Shëndeti”

të fundit

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë ndryshimet e buxhetit për vitin 2026

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 11:00. Kuvendi bëri të ditur edhe rendin e ditës në…

15 seconds ago

Mass shooting in Jordan / Gunfire during a funeral ceremony leaves 10 dead at a church in Karak

Lindja e Mesme përballet me një tjetër valë tensionesh dhe dhune. [...] Read More... The post Masakër në Jordani/ Të…

24 seconds ago

Gani Geci del nga paraburgimi pas intervistimit në Prokurori

Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit…

40 seconds ago

Macron seeks return to order as France braces for another weekend of protests

Franca po përgatitet për një fundjavë të re protestash në vazhdën e akteve më të rënda të dhunës urbane të…

47 seconds ago

Unrest in Italy/ Searches in 18 cities, 51 minors identified; Milan placed under tight security ahead of new protests

Autoritetet italiane shtojnë masat e sigurisë pas trazirave të 17 dhe 18 tetorit. Inteligjenca dyshon se mund të jetë përdorur…

1 minute ago

Milan under tight security measures as anarchists join tomorrow’s protest

Ka një dorë pas përplasjeve në Milano, thotë La Repubblicca: Media e njohur italiane përcjell dyshimet për një operacion të…

2 minutes ago