Categories: lifestyle

Meri shehu: I pasuri më i madh që është deklaruar tashmë është në këtë shenjë

E ftuar në emisionin “Rudina” ka qenë astrologia e njohur Meri Shehu ku foli sesi do të jetë ky vit përsa i përket pjesës së ekonomisë dhe financave për secilën shenjë.

Rudina Magjistari: Cilat janë shenjat e horoskopit që gjatë këtij viti kanë shanse për të bërë para?

Meri Shehu: I pasuri më i madh që është deklaruar tashmë është në shenjën e Binjakëve, Elon Mask. Kjo do të thotë që do favorizohen Binjakët. Duke qenë se Jupiteri është në shenjën e Ujorit dhe favorizon shumë shenjat e ajrit është brenda kuadrit të një energjie shumë të mirë që Binjakët të bëjnë një histori të madhe përsa i përket jetës së tyre personale, por ne po flasim për ekonominë. Kështu që kemi një Binjak të favorizuar për momentin.

Një nga shenjat e tjera është Ujori, shumë i favorizuar sepse planeti i fatit është në shenjën e tyre. Do të japë premisa që ata të zhvillojnë një ekonomi shumë të mirë, pra do hapë dyer të reja.

Një shenjë tjetër që do ketë shumë, shumë fat janë Peshoret. Këtë vit do kenë fat në loto të rëndësishme, tek biletat e fatit. Janë me fat në këto lloj drejtimesh, janë me fat edhe me punët që lidhen me artin apo në veprimtari që mund të dalin në pah. Për shembull në punët me fëmijët, për shembull të hapin një shkollë, apo kopsht apo në çështjet me mediat. Peshoret që kanë këto lloj veprimtarish mund të arrijnë një lloj suksesi të madh ekonomik. Pra për përmbledhje janë Binjakët, Ujorët dhe Peshoret që do kenë shumë përparësi në çështjet ekonomike.

Pa përjashtuar edhe Shigjetarët që u bllokuan komplet vjet, fusha e fluturimit, e udhëtimit apo e psikologjisë u bllokua dhe këtë vit do kenë një hapje në çështjet ekonomike ose një ndryshim të spektrit të shikimit të mundësive të tyre në këto aspekte.

të fundit

Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me pak sportele

Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje,…

5 minutes ago

Erion Veliaj uron nga burgu Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën, shpresa lind edhe në momentet më të vështira

Me anë të një postimi në "Instagram", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga burgu të gjithë…

33 minutes ago

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

55 minutes ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

1 hour ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

1 hour ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

2 hours ago