Sa herë del para pasqyrës dhe diskuton me veten ose mendon për imazhin që sheh? Sa herë të ndodh të shihesh në pasqyrë dhe t’i dalësh përballë emocioneve të tua?
Me siguri, goxha rrallë ose asnjëherë, duke marrë parasysh standardin e bukurisë të vendosur nga moda dhe çdo platformë online. Në këtë rast, pasqyra mund të kthehet në armikun tënd më të madh me një gjykim strikt të fshehur dhe ti do t’i shmangesh se të duket sikur asgjë nuk është mirë tek ti.
Dr. Tara Well, profesoreshë e psikologjisë në Barnard College of Columbia University, ka ndërtuar një metodë për të rifituar besimin te vetja dhe të qenit në kontakt me botën e brendshme.
E mirënjohur për librin “Mirror Meditation”, ajo të këshillon se si të largosh kritikat që i bën vetes dhe ta duash më shumë atë. Në këtë mënyrë ke më shumë kontroll mbi emocionet e tua dhe je në kontakt më të mirë me veten.
Meditimi para pasqyrës, metoda e guximshme që të përball me
Të parit në pasqyrë: Kur është majftueshëm dhe kur të dëmton?
Sipas neuroshkencës, është e rëndësishme për trurin të ketë kontakt me fytyrën dhe ta njohë atë. Ky kontakt duhet për të kuptuar mimikat dhe emocionet më mirë, në këtë mënyrë, çdo individ është në kontroll më të mirë të vetes dhe të reagimeve ndaj të tjerëve. Problemi lind kur ndërveprimi me pasqyrën bëhet delirant, sepse krahasimi me standardet e shoqërisë të ndalon të shohësh të vërtetën siç është. Kjo mund të çojë në një gjëndje psikologjike të rënduar që quhet ‘dismorphia e trupit’.
Një mënyrë si të bëhesh familjar me imazhin tënd është duke bërë më shumë foto të vetes.
Sa i përket kohës, nuk ka shifra që vendosin për kohën që duhet të kalosh duke parë veten në pasqyrë, rëndësi ka të bësh kujdes me imazhin që sheh të pasqyruar.
Meditimi para pasqyrës, metoda e guximshme që të përball me
Si funksionon meditimi para pasqyrës?
Nise duke i kushtuar pak minuta vetes që ta shohësh në sy para një pasqyre. Ky gjest kaq i thjeshtë është shumë i fuqishëm dhe të ndihmon të lidhesh me pjesët më të thella të vetes. Të jesh vetëm me mendimet e tua brenda një dhome për disa minuta mund të duket e frikshme, por të ndihmon të organizosh mendimet, të vendosësh prioritete dhe të marrësh vendime.
Para se Dr. Well të nis meditimin me pacientët e saj, ajo i pyet:
A e ke parë veten në pasqyrë sot?
A tentove ta shmangësh të parit veten?
A ndalove së pari veten?
Këto pyetje ndihmojnë të kuptosh në cilën fazë ndodhet personi. Për ta realizuar meditimin para pasqyre, të duhet: një vend i qetë ku mund të rrish para pasqyrës, vendos një alarm për 5 minuta, shiko në sytë e tu në pasqyrë dhe emocionet ose mendimet që vijnë shkruaji në një bllok.
Sipas Tara Well, 10 minuta në ditë të kësaj praktike ndihmojnë me dashurinë ndaj vetes, butësinë ndaj saj dhe respektin ndaj pamjes dhe trupit.
Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në Forumin e Davosit. I ftuar në…
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP” , Erik Lloshi. Ai përfundoi rrugëtimin…
Kreu i Hetimit Tatimor, Anton Martini ka mohuar çdo përfshirje dhe akuzë lidhur me çështjen e hakerimit të SPAK. Në…
Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ndau detajet nga ceremonia e Bordit të Paqes si dhe foli për bisedën e saj…
Aktori i humorit Bes Kallaku ka shpërndarë në rrjete sociale tatuazhin e tij më të ri dhe i dedikohej një…