lifestyle

Mediat e raportuan të vdekur, reagon influencierja: Jam gjallë!

Reperja dhe influencuesja e mediave sociale Lil Tay është gjallë. Ajo ka dhënë një intervistë për TMZ ku tregon se nuk është dëmtuar fizikisht dhe vëllai i saj gjithashtu është mirë.

Ajo ka treguar se profilet e saj në mediat sociale janë ‘hackuar’ nga një palë e tretë që ajo refuzoi të zbulonte. Pas shumë hetimeve dhe përpjekjeve nga vetë Tay për të rikthyer llogarinë e saj në Instagram, ajo falënderoi ‘Metën’ që e ndihmoi për këtë.

“Dua të bëj të qartë se unë dhe vëllai im jemi të sigurt dhe të gjallë, por jam plotësisht e thyer në zemër dhe po përpiqem të gjej fjalët e duhura për të thënë. Kanë qenë një 24 orë shumë traumatizuese. Gjithë ditën dje, Unë u bombardova me telefonata të pafundme zemërthyese dhe me lot nga njerëzit e dashur gjatë gjithë kohës duke u përpjekur të zgjidhja këtë rrëmujë. Llogaria ime në Instagram u komprometua nga një palë e tretë dhe përdorej për të përhapur dezinformata dhe thashetheme rrëqethëse në lidhje me mua, deri në atë pikë sa edhe emri im ishte gabim. Emri im ligjor është Tay Tian, ​​jo Claire Hope.“

Arsyeja pse Lil Tay nuk zbuloi se kush i vodhi llogaritë e saj në rrjetet sociale mund të lidhet me betejën ligjore që ajo dhe vëllai i saj janë përfshirë aktualisht me prindërit e tyre. Ka pasur konfirmime të shumta se babai biologjik i Lil Tay ka qenë abuzues ndaj të dyve dhe të dy prindërit e tyre nuk duan që fëmijët e tyre të jenë në internet.

të fundit

Horoskopi 26 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Neptuni do ua qartësojë mendimet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do reflektoni edhe për disa gabime…

7 hours ago

Bleona Qerreti flet për ish-partnerin: Kuptoi që ëndërrat e mia ishin më të rëndësishme se marrëdhënia që kishim

Këngëtarja Bleona Qerreti ishte e ftuar në emisionin "Top Story" ku rrëfeu për jetën e saj, ish-partnerin dhe jetën amerikane.…

7 hours ago

Përplasen dy automjete në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, plagoset rëndë një nga shoferët

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.…

7 hours ago

Zbardhet dëshmia e vartëses së zv.kryeministres në SPAK: Kreu i ARRSH-së më detyroi të firmosja për tenderin e tunelit të Llogarasë

Është zbardhur dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut, Mirzeta Kashnica në SPAK, e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm…

8 hours ago

“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, duke e…

8 hours ago

Artan Hoxha: Filmimet në zyrën e Agasit vërtetuan se AKSHI ishte ‘kopshti personal’ i Edi Ramës

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e…

8 hours ago