Categories: lifestyle

Më thuaj çfarë shenje je të të them dobësinë tënde, por edhe zgjidhjen

Çdo shenjë horoskopi ka të mirat dhe të këqijat e saj, e nëse besoni shumë në horoskop dhe energjinë e yjeve e planeteve, atëherë mund të merrni parasysh dy këshilla nga ato që do ju paraqesim më poshtë. Sipas ‘Cosmopolitan’, shenjat kanë këto të meta:

Dashi

Të lidhura

None found

Ju e kërkoni shumë vëmendjen dhe çdo lloj vëmendje është e mirë për ju. Doni validim dhe shpresoni që të tjerët të dinë si ndiheni gjithë kohës, ose t’iu bëjnë qejfin për gjërat që keni dhe arrini. Por nevoja për vëmendje do ju largojë nga të tjerët më shumë sesa do ju afrojë. Provoni të bëni diçka për ta rregulluar duke nisur nga raporti me miqtë tuaj. Dëgjoni më shumë dhe lërini të fitojnë herë pas here në argumenta. Shtyjini drejt përmirësimit të vetes, me të njëjtin pasion që përpiqeni për veten tuaj. Thjesht jini më pak egocentrik.

Demi

Jeni aq kokëfortë sa as nuk e pranoni opinionin e të tjerëve e as nuk e konsideroni. Mendoni se ajo që ju thoni është e vërteta dhe vetëm e vërteta. Mendoni se të tjerët janë gabim ose janë të këqinj vetëm se nuk pranojnë opinionin tuaj. Lëri të tjerët të ndjejnë dhe veprojnë siç duan dhe jeta do e jetë më e lehtë për të gjithë.

Binjakët

Ju mbaheni si njerëz me dy fytyra dhe që të jemi të drejtë, ju i ndërroni shpesh opinionet (aq shpesh sa do i ndërronin dy njerëz të ndryshëm). Personaliteti juaj ndryshon sipas asaj që ndodh në botën tuaj. Mos jetoni vetëm momentin mendoni pak më gjatë dhe mos e merrni si personale kur ju thonë që jeni me dyfytyra. Bëni plane dhe qëndrojuni atyre shumë striktë.

Gaforret

Jeni ekstremisht sensitivë dhe vendosni të silleni sipas ndjenjave tuaja shumë shpesh duke u konsideruar nga të tjerët si ‘moody’ dhe të lëkundur emocionalisht. Keni një sjellje pasive agresive të shpeshtë. Ajo që mund të bëni për të përmirësuar veten është që të flisni me të tjerët për problemet dhe të mos e mbyllni veten sapo ndiheni keq. Kur flet zgjidh gjithçka.

Luani

Bota nuk rrotullohet rreth jush edhe pse jeni një nga shenjat më sharmante të horoskopit. Me kërkesën e vazhdueshme për vëmendje dhe egon shumë të fortë që keni i largoni njerëzit nga vetja. Mos harroni që edhe të tjerët e meritojnë shansin për të qenë në qendër të vëmendjes dhe këtë mundësi duhet t’ua lini. Nëse dikush që ka rëndësi për ju do iu thotë sa të lumtur e bëni të ndihet, do merrni kënaqësi më shumë sesa kur jeni në qendër të vëmendjes.

Virgjëresha

Jeni të fiksuar pas kontrollit dhe detajeve. Kjo ju bëni të jepni idenë se jeni një perfeksionist i fiksuar, gjë që nuk do i pëlqente askujt. Mos ua thoni njerëzve gjithë kohës çfarë po bëjnë gabim dhe tregohuni më mirëkuptues dhe të dashur.

Peshorja

Jeni sipërfaqësor dhe aktroni për t’u bërë pjesë e një grupi shoqëror. Mos e ndrysho personalitetin tënd në bazë të atyre që ke pranë vetes. Thjesht ji vetja, kush duhet të të dojë, do e bëjë.

Akrepi

E doni shumë misterin dhe i hyni gjërave në thellësi, por duhet të qetësoheni. Jo çdo gjë ka kuptim të fshehtë dhe është aq e komplikuar sa mendoni ju. Dhe nuk do t’ia dijë njeri për psikoanalizën e thellë që ju i bëni gjërave. Duke kërkuar të vërtetën si të fiksuar mund të frikësoni ata që keni rreth vetes. Përpiquni të gjeni dikë të cilit i besoni dhe ndajini mendimet me të që të mos humbni në vrimën e zezë që keni në kokë.

Shigjetari

Mburreni shumë dhe kjo i besdis njerëzit të cilët as nuk kanë durim t’iu dëgjojnë ndonjëherë. Merreni më qetë dhe flisni më pak.

Bricjapi

Jepini herë pas here kohë vetes për të pushuar, mos punoni aq shumë. Disiplina nuk është gjithçka. Largoje veten nga puna kur nuk je atje dhe pusho më shumëëë.

Ujori

Doni shumë të pranoheni dhe të merrni merita me ose pa dëshirën e të tjerëve. Mos jini kaq egocentrik dhe çlirohuni pak.

Peshqit

Je i përfshirë shumë në botën tënde të vogël dhe të duhet të dalësh prej saj sa më shpejt të jetë e mundur.

të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me…

11 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe alternime vranësirash…

27 minutes ago

Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Energjia juaj do t’iu zbulojë në mënyrën më të natyrshme. Në të njëjtën kohë, veprimet tuaja do të do…

30 minutes ago

Diana Kastrati case: Trial in absentia sought for the accused

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit,…

41 minutes ago

Rasti i Diana Kastratit, kërkohet gjykimi në mungesë të të akuzuarit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit,…

45 minutes ago

Gashi: It would be better for VLEN if elections were held now

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

4 hours ago