lifestyle

Më mirë pa punë apo në punë të keqe? Studimi ju jep përgjigjen përfundimtare

Me këtë temë janë marrë hulumtuesit e Qendrës për shëndet mendor nga Universiteti Nacional në Australi, ndërsa në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 7 000 australianë.Hulumtimi ka zgjatur më shumë se shtatë vjet dhe është parë se si ndikojnë kushtet e punës në shëndetin mendor të të anketuarve.

Është hulumtuar popullsia aktive në punë për simptomat e depresionit, nervozizmit dhe sa shpesh janë ndier të qetë dhe të lumtur në muajin paraprak. Pjesëmarrësit në hulumtim i kanë pyetur edhe për kushtet e punës, duke përfshirë edhe atë se sa kontrolle dhe fleksibilitet kanë, sa janë komplekse dhe të vështira detyrat e tyre, sa të sigurt e kanë punën dhe cili është mendimi tyre për pagën reale.

Të lidhura

None found

Pasi kanë marrë parasysh faktorët e ndryshëm që mund të ndikojnë në rezultat, siç është arsimimi dhe statusi martesor, hulumtuesit kanë vënë re një marrëdhënie lineare në mes shëndetit mendor të punëtorit dhe kualitetit të vendit të tyre të punës. Ata të cilët kishin punë fleksibile dhe më të sigurt kishin shëndet më të mirë mendor.

Megjithatë, është zbuluar që edhe njerëzit të cilët janë të papunë përafërsisht kanë shëndet të njëjtë mendor si ata me punë të keqe, ndërsa në shumicën e rasteve madje edhe më të mirë. Përveç kësaj, hulumtimi i publikuar në revistën “Occupational and Environmental Medicine” ka treguar që shëndeti mendor i të papunëve përmirësohet pasi gjejnë një punë të mirë, ndërsa në mënyrë drastike përkeqësohet pasi që fillojnë të punojnë në një vend të keq pune.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

3 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

3 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

3 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

3 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

3 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

3 hours ago