Disa janë më inteligjentë se të tjerët. Por kjo nuk do të thotë se nuk është e mundur që të dukesh më intelingjent nga ç’mund të jesh në të vërtetë. Në fakt, ka disa mënyra të vërtetuara shkencërisht, që krijojnë idenë tek të tjerët se personi që kanë përballë është rimishërimi i Einstein. Për këtë arsye, britanikja “The Independent” sjell 6 mënyra për të impresionuar të tjerët.
Mos mbani birrë në dorë
None found
Njerëzit bëjnë shpesh budallallëqe pasi kanë pirë disa gota. Ndaj nuk është aspak habi që një studim i përbashkët mes Universitetit të Michigan dhe atij të Pennsylvania dolën në konkluzionin se të mbajturit në dorë një birrë ju bën të dukeni më pak inteligjentë.
Mbani syze
Studimet sugjerojnë se nëse mbani syzë do të dukeni më pak tërheqës, por më i zgjuar.
Flisni në mënyrë ekspresive
“Nëse dy persona thotë ekzaktësisht të njëjtat fjalë, por njëri flet pak më shpejt dhe me zë më të lartë dhe mme pauza të vogla e me variazion të volumt, ai do të gjykohet si më energjik, i ditur dhe inteligjent”, kështu shkruan eksperti Leonard Mlodinov, autor i disa librave mbi sjelljen.
Ecni me të njëjtën shpejtësi si të tjerët
Një studim i realizuar nga Universiteti i Boston doli në konkluzionin se nëse ecni shpejt ose ngadalë, ata që ju rrethojnë do të mendojnë se jeni budallenj. Rezultatet treguan se njerëzit perceptohen si të zgjuar dhe më të zotë kur lëvizin me të njëjtën shpejtësi si të tjerët.
Vishuni në mënyrë inteligjente
Studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah se veshja ndikon në perceptimin që të tjerët kanë për ne. Për shembull, mësueset që mbajnë veshje formale perceptohen nga studentët si më inteligjente, por në të njëjtën kohë më pak interesante.
Pranoni atë që nuk dini
Po, disa situata kërkojnë modesti. Në 1999 –ën dy psikologë dolën në konkluzionin se individët më pak kompetentë i mbivlerësojnë aftësitë e tyre, ndërsa ata që janë më kompetentë e nënvlerësojnë. Kjo do të thotë se nëse po përpiqeni të bëni për vete dikë që merr vesh nga sjellja e njerëzve, më e mira që mund të bëni është të tregoheni të thjeshtë e modestë.
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…
Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…
Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…
Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…