lifestyle

Më i ndotur se WC, mësoni se sa shpesh duhet ta ndërroni sfungjerin e enëve

Sfungjerët e enëve përmbajnë më shumë baktere se edhe ndenjësja e tualetit. Sipas mikrobiologëve, sendet që përdorni për të pastruar enët e kuzhinës janë ndër objektet më të ndotura në shtëpi.

Një studim i fundit, i publikuar tek revista Scientific Reports, sugjeron se sfungjerët e enëve, të cilët strehojnë me miliona baktere nëse nuk i zëvendësoni shpesh, mund të jenë më të rrezikshëm për shëndetin sesa e kemi menduar. Prandaj ekspertët rekomandojnë që t’i zëvendësoni të paktën një herë në javë.

Hulumtuesit shkencorë kryen një analizë gjenetike të baktereve në 20 mostra nga 14 sfungjerë të përdorur. Kuzhina është vendi ku strehohen më shumë baktere të reja, si nga numri i madh i njerëzve ashtu edhe nga përgatitja e ushqimeve.

Sfungjerët, lagen e thahen shpesh dhe përmbajnë gjurmë të ushqimeve, prandaj janë vendstrehimi i duhur për bakteret. Qëllimi i këtij studimi nuk ishte të gjente patogjenet, që sëmurin njerëzit, por çfarë strehohet në sfungjerët e enëve.

Përgjigjja? Shumë më shumë gjëra seç e keni imagjinuar. “Studimi tregon se sfungjerët e kuzhinës strehojnë një diversitet më të madh bakterial seç e kishim menduar më parë”, shkruajnë autorët e studimit.

Ata zbuluan se 5 nga 10 grupet më të zakonshme bakteriale kanë potencial patogjenik, që do të thotë se mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme. Edhe pse mund ta lani mirë sfungjerin pas përdorimit, shkencëtarët sugjerojnë një zëvendësim të rregullt të tij, për shembull, çdo javë.

të fundit

Humbi jetën në një aksident tragjik, vëllai i Gjestit përcillet sot për në banesën e fundit

Me zemër të thyer, familjarë, miq dhe të afërm, do t’i japin këtë të shtunë, lamtumirën Elidion Kelmendit, vëllait të…

7 minutes ago

Vrasja e Klevis Lleshit, dy të arrestuarit Sabah Nuzi dhe Samet Loka dalin sot para GJKKO

Këtë të shtunë në orën 10:00, do të dalin para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO),…

38 minutes ago

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, paralajmëron se zvarritja e ngërçit politik…

48 minutes ago

FOTO/ Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK, kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isain?

Nga; Elton Qyno Teksa parodisti Erion Isai, për vite me rradhë në cilësinë e kryebashkiakut, ka vënë në “kthetra” tenderat…

1 hour ago

Disiplina me “dorë të hekurt”/ Gjoba për katër klubet e Superligës (VENDIMET)

FSHF ka bërë publike vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës për javën e kaluar, duke ndëshkuar katër klube të…

2 hours ago

Kina dhe Rusia përpiqen të mbrojnë Iranin nga sanksionet, Këshilli i Sigurimit në OKB hedh poshtë rezolutën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, hodhi poshtë një përpjekje të minutës së fundit të Kinës dhe Rusisë, për të vonuar…

2 hours ago