lifestyle

Me apo pa sheqer, si duhet pirë kafeja?

Sigurisht që ka nga ata që ju pëlqen kafeja e thjeshtë, e hidhur, por shumica pëlqejnë ta pinë atë me pak ose shumë sheqer dhe qumësht.

Ekspertët thonë se duhet të veprojmë si ata që pinë kafenë të hidhur.

Sipas hulumtimit, ne nuk duhet ta përziejmë qumështin me kafenë pasi sekretimi i kalciumit në urinë rritet dhe një sasi e madhe depozitohet te zorrët.

Proteina Casein, e cila gjendet në qumësht kur bie në kontakt me kafeinën, mpikset dhe krijon gaz që shkakton fryrje, dhimbje barku dhe shqetësime abdominale.

Përveç kësaj, nutricionistët thonë se qumështi në kafe bllokon metabolizmin dhe është arsyeja kryesore kur dikush mund të shtojë peshë.

E njëjta gjë vlen edhe për ëmbëlsuesit e kafesë, të cilat janë bërë shumë të njohura vitet e fundit. Kafeja e pasur me shtresa të ajkës dhe shurupit arrin sasi astronomike të kalorive.

Për shembull, një kafe e tillë në një filxhan të vogël mund të përmbajë deri në 300 kalori që nuk kanë vlerë ushqyese, kështu që ato bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

Edhe nëse shmangni këtë lloj kafeje, tashmë ka të ngjarë që të hidhni një deri në dy lugë çaji sheqer, i cili jo vetëm që krijon probleme shëndetësore, të tilla si diabeti dhe obeziteti, por gjithashtu ndryshon shijen origjinale të kafesë.

Nëse, nga ana tjetër, nuk ju pëlqen të pini kafe të hidhur, atëherë gjeni një alternativë te ëmbëlsuesit natyralë.

të fundit

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protesues, se…

16 minutes ago

Kryeministria thotë se udhëtimi me avion privat i Ramës u mbulua nga Air Albania

Një video e shkurtër e publikuar nga Dosja.al më 26 qershor shfaqte kryeministrin Edi Rama teksa zbriste nga një avion…

54 minutes ago

Megaprocesi për sulmin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja/ Dëshmon dhe biznesmeni Enver Shaba: Kam respekt për Arjanin, po për sulmin nuk di gjë

Në procesin ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecajn të cilët  akuzohen për porositjen e sulmit ndaj Arjan Ndoja ka dëshmuar…

1 hour ago

SHBA: Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka marrë anën e prindërve të shtetit të Merilendit, duke u dhënë atyre mundësinë për të…

2 hours ago

Përshpejtohet integrimi në BE! Në Samitin e Brukselit, vendet anëtare konfirmuan mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Në përfundim të Samitit në Bruksel, udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të vijojnë mbështetjen për integrimin e shpejtë të…

2 hours ago

Italia në alarm të kuq për shkak të të nxehtit, nesër në 18 qytete temperatura mbi 40 gradë

Në 18 qytete në Itali, alarmi do të jetë “i kuq” nesër për shkak të valës së të nxehtit, njoftoi…

3 hours ago