Categories: lifestyle

Mbi një vit duke drekuar në tavolinën e punës, zbulon studimi

Një studim ka zbuluar se punonjësit britanikë të zyrave shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të jetës duke drekuar në tavolinën e tyre. Mesatarisht, ata konsumojnë në vendin e punës katër dreka në javë, ose afërsisht 180 gjatë një viti.

Të lidhura

None found

Nëse kjo rutinë llogaritet përgjatë një karriere 49-vjeçare, koha e përgjithshme arrin në rreth 8,820 orë. Kjo do të thotë se më shumë se një vit i plotë kalon duke ngrënë në tavolinën e punës.

Baby Boomers rezultojnë të jenë grupmosha që e ndjek më shpesh këtë zakon, pasi drekojnë në zyrë gjatë të pesë ditëve të javës. Në rast se e ruajnë të njëjtën praktikë gjatë gjithë karrierës, ata mund të shpenzojnë rreth një vit e tre muaj duke ngrënë pranë vendit ku punojnë, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, pjesëtarët e Gen Z janë më të gatshëm të dalin nga zyra gjatë pushimit të drekës. Rreth 59% e tyre ushqehen në tavolinën e punës tri ditë në javë ose më pak, kurse 77% deklarojnë se ndihen të penduar kur qëndrojnë brenda gjatë ditëve me diell.

Sipas të dhënave, londinezët renditen ndër punonjësit që e lënë më shpesh zyrën për të drekuar. Ndërkaq, në verilindje të Anglisë dhe në Yorkshire, punonjësit kalojnë një pjesë më të madhe të pushimeve të drekës pranë tavolinës së punës, transmeton Klankosova.tv.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

2 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

2 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

2 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

2 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

2 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

3 hours ago