Mania për të përgatitur gjëra me bollëk natën e ndërrimit të viteve, është ende e pranishme në shumë prej familjeve tona.
Krahas gjelit dhe sallatës ruse që janë kryefjala e mbrëmjes, s’mungojnë llojet e tjera të mishërave, sallatave dhe çdo gjëje tjetër që mund t’ju shkojë ndër mend kur mendoni për darkën e 31 dhjetorit.
None found
Dihet që një pjesë e mirë e tyre do të teprojë dhe sigurisht do konsumohet gjatë ditëve të para të janarit, por deri kur? Sa ditë pas festës mund të konsumojmë ushqimet që tepruan?
Proshuta
Kripa e ruan gjatë proshutën, kështu nëse do ta mbani në frigorifer do të mund ta konsumoni edhe në javët në vazhdim.
Mishi i pulës
E njëjta gjë vlen për të, njësoj si ai i derrit. Mos e mbani më shumë se 48 orë në frigorifer dhe sigurohuni që pula të jetë pjekur mirë. Përndryshe pas 72 orëve do të ndjeni dhimbje trupi, diarre dhe rritje temperature.
Prodhime deti
Nëse janë të papjekura mos i mbani më shumë se 1 ditë, nëse po jo më gjatë se 48 orë.
Perime të pjekura
Perimet mund t’i konsumoni deri në 3 ditët e ardhsme, por vetëm po i futët në frigorifer ama. Nëse i keni harruar më shumë se 4 orë jashtë, flakini.
Frutat, perimet dhe sigurisht bakllavaja nuk përbëjnë rrezik, por historia ka treguar që sidomos kjo e fundit nuk shquhet për jetëgjatësi.
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se reforma në arsim duhet të përshpejtohet dhe se…
Analisti Melazim Koci ka reaguar pas deklaratave të kongresmenit amerikan Joe Wilson, një nga hartuesit e projektligjit “Srbija Act”, i…
Saga e Julian Alvarez i ka rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhëniet tifozë-lojtarë, por futbolli ka një histori të gjatë…
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për situatën me mbetjet në Tiranë, duke akuzuar qeverinë…
Qeveria ka reaguar ndaj qëndrimit të Dalibor Kitanoviqit, duke theksuar se ai është personal dhe i papranueshëm.Nga Qeveria thonë se…
Vijon të jetë i lartë fluksi i udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Morinit, edhe në fundjavën e fundit…