lifestyle

Macja e zezë ters apo fat? Si cilësohet në kultura të ndryshme, dhe pse 17 nëntori cilësohet si dita e kësaj kafshe mistike

17 nëntori është Dita e Maces së Zezë, një festë e promovuar nga Shoqata Italiane për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Mjedisit.

Pavarësisht përparimit të shkencës dhe presionit të inovacionit teknologjik, ka ende nga ata që besojnë se kalimi i një maceje të zezë në rrugë apo vajtimi i një bufi mund të shkaktojë fatkeqësi.

Të lidhura

None found

Sipas studiuesve, kafshët janë të gjitha njësoj dhe nuk janë bartës të fatit të keq, por vetëm të dashurisë.

Në fakt, nuk është kalimi i maces së padëmshme me qime të zeza, aq më pak ai i qenve, dhelprave, iriqëve, derrave, apo vajtimi i kukuvajkave dhe bufave, që përcakton aksidentet e shumta që ndodhin në rrugë, por shpejtësia dhe shpërqendrimi i shoferëve, sjellja e pamatur e të cilëve fatkeqësisht është shumë e shpeshtë.

Në Egjiptin e lashtë macet e zeza nderoheshin dhe përfaqësoheshin si mishërimi i hyjnive Bastet dhe Sekhmet duke fituar kështu atributet e pjellorisë dhe të mprehtësisë.

Kjo bukuri simbolike u përhap më pas në Greqi dhe Romën e lashtë, ku macja e zezë i atribuohej perëndeshës së gjuetisë Diana dhe bartësit të cilësive magjike.

Në mitologjinë kelte, megjithatë, macet e zeza shoqëroheshin me botën e shpirtrave dhe konsideroheshin mbrojtës kundër qenieve të liga.

Në vendet anglo-saksone, edhe sot macja e zezë zakonisht konsiderohet një hajmali e vërtetë.

Skocezët, për shembull, besojnë se ardhja e një mace të zezë në shtëpi simbolizon fillimin e një periudhe prosperiteti.

Gjithashtu në Evropë, veçanërisht në Gjermani, besohet se nëse një mace e zezë sjell fat vetëm nëse kalon rrugën nga e majta në të djathtë.

Më në fund, në anën tjetër të botës, gjejmë folklorin japonez, i cili sugjeron se këto kafshë janë pararojë e fatit dhe prosperitetit.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

2 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

2 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

2 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

2 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

2 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

2 hours ago