Të dashur, energjikë dhe të guximshëm, janë këto disa prej karakteristikave që i bëjnë të lindurit në mars të dallohen nga të lindurit në muajt e tjerë të vitit. E duke qenë se kemi zyrtarisht në muajin e tyre, muajin e shpresës dhe rilindjes, Living ju zbulon në rreshtat e mëposhtëm pikat më të forta të të lindurve në muajin e parë që lajmëron pranverën.
1.Janë shumë të vëmendshëm dhe i vlerësojnë të tjerët: Të lindurit në muajin mars janë shumë të vëmendshëm, praktikisht është e pamundur t’u shpëtojë ndonjë gjë aq sa nuk është aspak habi nëse ata mbajnë mend data të caktuara në histori apo nuk harrojnë batutat e filmave. Janë shumë intuitivë dhe nuk mund t’i gënjeni lehtësisht, kështu që matuni dy herë para se ta bëni këtë gjë.
None found
2.Janë zemërgjerë dhe dashamirës: Të lindurit në këtë muaj janë të bekuar me shumë cilësi të mira, si bujaria dhe altruizmi. Ky tipar karakteristik i ka diferencuar gjithmonë nga të tjerët, e njëkohësisht i ka ndihmuar përsa i përket socializimit.
3.E duan natyrën: Është provuar shkencërisht se të lindurit në muajin mars jetojnë më gjatë dhe kanë një jetë të shëndetshme e të lumtur. Ata besojnë se natyra ka vlera terapeutike, të cilat mund t’ia shtojnë jetën njeriut.
4.I përshtaten çdo lloj situate: Kudo që të jenë, në luginë apo në shkretëtirë, në male apo fusha, në të ftohtë apo në të nxehtë, njerëzit e lindur në mars mund t’i përshtaten çdo terreni dhe situate. Jepuni këtyre njerëzve nevojat bazike të jetës dhe ata do të mbijetojnë. Aftësia për të përshtatur në pothuajse çdo situatë është një nga tiparet më të forta të të lindurve të marsit.
5.Janë shumë pasionantë: Në përgjithësi, të lindurit e marsit janë njerëz shumë të gëzuar dhe gjithmonë entuziastë për jetën, aq sa ky entuziazëm mund të përfshijë edhe njerëzit që kanë rreth vetes. Ata nuk e humbasin asnjëherë energjinë, edhe në situata të vështira të jetës. Bëjnë gjithçka për të marrë atë që duan dhe nuk i zë gjumi derisa ta arrijnë. Megjithatë, janë me fat që të gjithë i duan ashtu siç janë.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…